• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimet e SPAK: Bylykbashi shantazhoi ushtarakët që të firmosnin privatizimin, sajoi një kontroll në Shtab dhe…

by A R
23/10/2023 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është zbardhur se Sali Berisha vetëm një vit pasi ishte bërë kryeministër nisi personalisht “punë”, në funksion të pasurimit të shpejtë të familjes.

Sipas dosjes së SPAK rezulton se nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.

Përfshirja e institucioneve dhe zyrtarëve në shërbim të dhëndrit të kryeministrit, rezulton e paprecedentë. Koha tregoi më pas se kushdo që ndihmoi në këtë aferë të familjes Berisha njësoj si në “biznesin” e Gërdecit bëri karierë në shtetin dhe PD e drejtuar nga Berisha. Sot i ke të rreshtuar te Rithemelimi.

I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës në atë kohë ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim.

Nga dokumentet e nxjerra prej hetimit të SPAK, rezulton që Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim ushtarakëve që rezistuan të përfshiheshin në aferën korruptive që sot ka çuar në burg Jamarbër Malltezin dhe në prag të tij si të pandehur vetë Sali Berishën.

Bie në sy mes emrave të zyrtarëve të implikuar dhe të nënshtruar në shërbim të interesave familjarëve të Berishës, Oerd Bylykbashi, sot zëvendës i Sali Berishës te lëvizja politike Rithemelimi e cila u krijua pikërisht për të parandaluar këto ditë të zeza për atë dhe familjen.

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi
I vendosur nga Berisha në krye të një zyre antikorrupsion të krijuar nga Berisha në vitin 2006 e cila shërbente si “sëpatë mbi kokë” për institucionet që nuk i nënshtroheshin familjes kryeministrore, Bylykbashi shërbeu për aktin e fundit të përmbylljes së aferës “Klubi Partizani”.

Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu. Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste.

Oerd Bylykbashi i cili natën e arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës u shfaq si avokat i tyre, rezulton se e ka kryer me sukses detyrën në shërbim të familjes Berisha në atë kohë.

Pas kontrollit të tij “antikorrupsion” u shkarkua kreu i Komandës Mbështetëse gjeneral Vladimir Qirjazi i cili refuzonte lëshimin e pronës shtetërore, duke i hapur kështu rrugën përfundimtare shndërimit të Jamarbër Malltezit si investitor në një truall ku trashëgonte vetëm disa dhjetra metra./ Alfapress.al

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK 

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi

Dosja e SPAK/ Zbulohet roli i Oerd Bylykbashit në aferën "Klubi

Next Post
Në “filtrin” e SPAK edhe blerja e një apartamenti të mbesës së Berishës në Gjermani

Në “filtrin” e SPAK edhe blerja e një apartamenti të mbesës së Berishës në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In