• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet e Prokurorisë: Ka të dhëna se Jaeld Çela fshihet në Panama

by A R
24/11/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Ka dyshime të forta se tre ish-funksionarët e lartë të policisë së Vlorës kanë dalë jashtë shtetit. Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që të jetë fshehur në Panama. Arratinë e tre ish-zyrtarëve të policisë që dyshohet se janë të imlikuar në trafikun e drogës me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilajve, e ka konfirmuar dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkohë një tjetër burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se peracioni për ndalimin e tre efektivëve të policisë, dyshohet se kanë favorizuar bandën e Habilajve, mendohet se është dekonspiruar. Ky operacion i drejtuar prej kryeprokurorit për Krimet e Rënda Besim Hajdërmataj ka dështuar duke mos arrestuar asnjë prej 3 efektivëve të policisë. Ka qenë ora 10:30 e paradites së 22 nëntorit kur Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, i kanë mbërritur 2 urdhër ndalime dhe 1 urdhër-arresti për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.

Pavarësisht se bëhej fjalë për një urdhër arresti sekret ndaj Sokol Bodes dhe urdhër ndalimi, po i fshehtë për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilan, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Ministria e Brendshme sqaron nëpërmjet një njoftimi se SHÇBA ka filluar menjëherë procedurat për ndalimin e ish-zyrtarëve dhe se operacioni që drejtohej nga Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Provat në banesë e takimi në prokurori
Ministria thotë se është mundur të sekuestrohen në banesat e personave të mësipërm në cilësinë e provave materiale, elementë që konsiderohen të rëndësishëm për hetimin. Të gjitha veprimet proceduriale nga SHÇBA-ja, pas njohjes me aktet e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës, janë drejtuar nga Prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduriale sipas rradhës së veprimeve në interes të hetimit. Megjithë kontrollet e ushtruara në banesa dhe vendet ku dyshohej se mund të strehoheshin personat e mësipërm, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. Nga kontrolli në banesa dhe ambjente janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë.

Përjashtohen tre oficerët
Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka shpallur në kërkim që prej datës 22 nëntor 2017 shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila dhe po punohet për kapjen e ndalimin e tyre. Në datë 23 Nëntor 2017 rreth orës 09:00, me kërkesë të drejtuesit të SHÇBA-së është zhvilluar analizë me prokurorët e çështjes dhe drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, për gjithë veprimet proceduriale të kryera dhe që do të kryhen në vijim, në funksion të këtij hetimi. /b.d

Next Post
Ish-prokurorja Bamieh vazhdon akuzat: Në EULEX, 11 prokurorë pa diploma

Ish-prokurorja Bamieh vazhdon akuzat: Në EULEX, 11 prokurorë pa diploma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In