Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore për shkaqet e djegies së autobusit në Krujë lidhet me një zjarr aksidental.
Sipas hetimeve, zjarri në motor ka rënë gjatë kohës që autobusi ka qenë në ecje. Dyshimet e para lidhen me një masë elektrike që ka shkaktuar flakët.
Mësohet se zjarri ka përpirë autobusin brenda pak kohësh ndërsa fillimisht ka nisur në zonën e maskarinos. Tubat e ajrimit e kanë ndihmuar përhapjen e flakëve ndërsa fillimisht nuk është kuptuar asgjë pasi kondicioneri ka qenë i ndezur.
Nga djegia e autobusit ku po udhëtonin besimtarë ortodoksë ka mbetur viktimë Violeta Gjika ndërsa në QSUT ndodhen edhe 11 të plagosura, tre prej të cilave në gjendje të rëndë. (javanews.al /r.a)