• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Hetim pretendimit të 100 mijë eurove…por në makinë s’kishte para”

by
03/08/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti rrugor me asojë vdekjen e 32 vjeçares Bujana Bushi ngriti një sërë misteresh mbi punën e policisë, për shkak të pretendimeve të familjarëve se forcat e rendit e kanë mbajtur të fshehur këtë ngjarje dhe se janë zhdukur 100 mijë euro.

Por kur dukej se shuma e parave të ishte sekuestruar nga Prokuroria në cilësinë e provave materiale, vjen përgënjështrimi i vetë organit të Akuzës, i cili në fakt thekson se provat materiale nga aksidenti i së enjtes së 30 Korrikut në aksin Kavajë-Rrogozhinë, të kenë ardhur 4 orë pas reagimit të policisë.

Këtu ngjarja merr përmasat e një skandali, të autoriteteve që nuk arrijnë të japin një shpjegim, se ku kanë humbur jo pak, por 100 mijë euro. Kjo pasi kudo që të jenë paratë, të fshehura në xhepin e ndonjë polici apo prokurori të korruptuar, apo ndoshta edhe tek ndonjë familjar që “hesht”, kjo sërish do të ishte skandal.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e familjarëve të Bujana Bushit. Burime nga policia thonë se për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur hetimet për zhdukjen e 100 mijë eurove. Lidhur me këtë aksident janë pyetur 4 punonjësit e Policisë Rrugore të Kavajës, që kanë qenë në vendngjarje ditën e aksidentit. Burime policore bëjnë me dije se 4 efektivët kanë mohuar që ditën e aksidentit të kenë konstatuar para në mjetin tip “Benz” me targë AA 837 GH ku udhëtonte viktima. Ata kanë deklaruar se kanë administruar sende personale dhe çantën e Bujana Bushit, por jo para.

vullnet-troka

Ndërkohë nga ana tjetër, kanë nisur njëkohësisht edhe hetimet për të verifikuar nëse kanë qenë ose jo 100 mijë euro, shuma që viktima 32 vjeçare ka pasur në çantë, siç pretendojnë familjarët.

Kjo pasi siç shprehen burime nga policia, në fakt nuk ka ende asnjë faturë apo veprim bankar që të faktojë se Bujana Bushi zotëronte 100 mijë euro cash. Në këtë mënyrë, duke marrë parasysh edhe faktin se 100 mijë euro është një shumë e madhe për t’u mbajtur cash në çantë, uniformat blu po hetojnë edhe mbi shumën e pretenduar.

Sido që të jetë e vërteta, të 100 mijë eurove që zhduken sikur të mos viheshin re aspak, apo edhe të një pretendimi që ngre shumë dyshime për shumën, jemi përpara një skandali që ende nuk ka shpërthyer. Por është pranë…

bujana

Next Post

Klosi i dorëzon Shkëlzen Gashit çmimin si sporti me më tepër influencë në Diasporë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In