Partia Demokratike depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës kallzim penal për projektin e Unazës së Re.
Padia u depozitua nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dhe përmes saj Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve.
“Bëmë kallëzim penal për projektin e korruptuar që po bën genocid te Unaza e Re. Ky është mali me dokumente që janë prova dhe fakte që ky projekti ka vetëm një qëllim kullat e jo rrugët, vjedhjen e jo rrugët.
Si ka mundësi që kompania që është aktualisht në hetim te loti 2 ka fituas tenderin te loti 1 i të njëjtit projekt?
Kjo prokurori duhet menjëherë të nisë hetimet e të pezullojë punimet te Unaza e Re. Këtu po bëhet fjalë në jetë njerëzish, ata po shkatërrohen, po goditen për shkak të një projekti korruptiv”, tha Balliu jashtë Prokurorisë.
/a.r