• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Heshtje e frikshme, arma surprizë e Donald Trumpit

by Java News
22/11/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Paolo Guzzanti, Il Giornale
Presidenti i 45-të amerikan nuk bërtet më, nuk kërcënon më Hillaryn apo të tjerë rivalë, nuk thotë asnjë fjalë jashtë vendi.
Donald Trump ka ndryshuar totalisht dhe bie në sy heshtja e tij, një heshtje që fsheh në vetvete një strategji. Shumë i qetë për shtypin amerikan që merret me të, ose të paktën shtypin liberal si Nju Jork Times. Nuk është më ai fëmija i ç’ekuilibruar që thyen diçka apo shkakton rrëmujë. Në fakt ai po shkakton shumë rrëmujë dhe diskutime, por këtë radhë me heshtjen e tij. Në kundërshtim me zakonet amerikane: kur një kandidat fiton, në pritje për të marrë zyrën presidenciale, komenton dhe prezanton njerëzit që do qeverisin me të. Por jo Donald Trump.

Kur presidenti i ri i zgjedhur shkon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ndërrimin e postit me të vjetrin ndodh zakonisht një ceremoni bashkuese. Presidenti Obama pikërisht dje ka kujtuar harmoninë patriotike kur ndërroi vendet me George Bush. Ishte një skenë popullore dhe aristokratike njëkohësisht. Një shkëmbim rolesh me përulësi dhe dolli.

Kështu duhet të shkojë edhe këtë radhë normalisht, por shumë njerëz kanë dyshime se Trump do të thyejë edhe një tjetër zakon të “politikisht korrekt”, duke ndryshuar stafetën tradicionale.

Përse do të donte ose duhet ta bënte? Për të pagëzuar në mënyrë demonstrative, qoftë edhe simbolikisht një procedurë të re dhe realiste që kujton paksa kohën e Napoleonit i cili në ditën e kurorëzimit perandorak ia mori me dhunë kurorën Papës dhe e vuri në kokë duke bërtitur “Zoti ma dha këtë kurorë dhe do ketë telashe për atë që prek”.

Trump mund ta bëjë shumë mirë rolin e Napoleonit rebel. Ka edhe disa si p.sh. Uashington Post, që zbulon se Trump ka përdorur emrin si kandidat për president për të regjistruar 8 shoqëri të mëdha hoteliere në Arabinë Saudite.

Disa gazetarë që ishin në një takim të Trump në mes të gushtit kujtojnë se ai tha “Sauditët blejnë nga unë shtëpi dhe apartamente luksozë dhe paguajnë rreth 50 milionë dollarë për to. A duhet të më vijë keq? As që e mendoj!”.

Mbiemri Trump si brand reklamues është përdorur edhe në Turqi, në Stamboll, ku një ndërtues turk i paguan qira Trumpit për “Kullat Trump të Stambollit”. Vetëm nga kjo Trump ka marrë 10 mln dollarë në vitin 2014.

Këto fakte hapin vazhdimisht çështjen e konfliktit të interesit, por me ligj askujt nuk i ndalohet të shfrytëzojë emrin e tij për të bërë biznes. Gjëja do të ndryshonte nëse Presidenti i ri do të vijonte të shiste me emrin e tij pasi të hyntë në zyrë. Lidhur me çështjen e dy muajve tranzitorë dhe komentet politike të Obamës me Trump, ka pasur shumë vëmendje.

Çfarë thotë Obama? Presidenti në fuqi ka folur nga Peruja ku është në një vizitë zyrtare. Ai ka folur lidhur me kodin e etikës: Obama nuk do të komentojë deklaratat e Trump pasi do të shkelte Kushtetutën. Fjalë të thëna qartë, por edhe shumë elastike. Si do të sillet Obama kur Trump të marrë detyrën? “Do ta lë të qetë. Por nëse do të gjendem përballë një situatë që përfshin vlerat dhe traditat amerikane, atëherë do ta konsiderojë si detyrën time të mbroj idealet dhe traditat e vendit”, tha Obama.

Trump hesht dhe me heshtjen e tij shqetëson këdo, por për Douglas Brinkley, historian në Rice University, Trump e ka çdo gjë të qartë: Ai po bën detyrat dhe do të prezantohet në 20 janar me “qeverinë në xhep”, duke qenë më i shpejtë se çdo paraardhës i tij. Por në këtë shpejtësi të heshtur fshihet gjithë simbolika e mesazhit të tij duke lënë një mesazh të qartë për këdo: Bëhet siç them unë dhe pikë! Kështu që nuk u paraqet zgjedhësve kush janë njerëzit e tij, dhe vijon drejt rrugën.
Tema.a.lumani

Next Post
Deputeti i PD Noka shpërthen në banalitet: “Spartak Braho të dh…. mu në kryetar”

Deputeti i PD Noka shpërthen në banalitet: "Spartak Braho të dh.... mu në kryetar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In