• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja që shurdhon për bisedën erotike Salianji-G.D dhe një debat mbi privatësinë

by Bledi Lumani
13/02/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Disa ditë më parë, “qytetari digital” i Sali Berisha denonconte një “orgji” të Edi Ramës dhe dy ministrave të tij, në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Ishte një denoncim pa asnjë provë dhe i përsëritur në fakt.

Si të gjithë postimet e Berishës, që janë thashetheme që edhe mund të kenë ndonjë të vërtetë brenda, u publikua nga pothuajse të gjitha portalet online.

Një rast i ngjashëm u denoncua muaj më parë nga Artur Zheji në emisionin “Opinion”.

Ai deklaroi se kishte parë një video erotike, në të cilën shfaqej një ministër i Ramës.

Videon tha se ia kishte treguar Mentor Kikia, dhe paçka se ky i fundit e përgënjeshtroi publikisht, lajmin nuk mbeti portal pa e botuar, ndërkohë që Zheji si pa të keq, edhe pse gënjeu publikisht, vazhdon të dalë përditë në TV.

Një ditë më parë, portal CNN.al, publikoi me video dhe foto, disa mesazhe erotike të deputetit demokrat Ervin Salianji me shtetasen G.D.

Mesazhet shkëmbeheshin ndërkohë që Salianji ndodhej në parlament.

Lajmi, me përjashtim të pak portaleve, nga pothuajse pjesa më e madhe e mediave online nuk është botuar fare.

Si justifikim kanë nxjerrë se mesazhet e Salianjit me shtetasen G.D janë një çështje personale dhe publikimi i tyre shkel privatësinë.

Këta që publikojnë çdo fantazi seksuale të Sali Berishës, që s’lënë histori erotike të njerëzve anonimë pa nxjerrë në gazeta, nga ata që iu bën “gjyqin” Eni Çobani, që publikuan madje edhe mesazhet personale të një avokati me një femër, thjesht pse ishte kandidat për Avokat të Popullit, këtë radhë vendosën të “respektojnë” privatësinë.

Këta që nuk patën asnjë mëshirë për atë vajzën e re nga Fieri që u vra barbarisht nga një i marrë dhe publikuan çdo mesazh dhe histori të mundshme, madje bënin edhe lidhje live nga varrimi i saj, në këtë rast u treguan “njerëzorë” me “fatkeqësinë” e Salianjit.

A thua deputeti Ervin Salianji ishte duke shkëmbyer mesazhe erotike me shtetasen G.D në shtratin e tij, dhe jo mu në mes të parlamentit, aty ku paguhet me taksat e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Në një rast të tillë të ngjashëm në Angli, një deputet jo vetëm që u masakrua nga media pse shkëmbente mesazhe intime në parlament, por edhe u shkarkua nga partia e tij.

Në Shqipëri ndërkohë, çuditërisht, mediat kryesore përpiqen që ta fshehin, me justifikimin se u cënoka privatësia e deputetit, ndërsa vetë personazhi në fjalë nuk denjon të japë një sqarim, të paktën për ata që e kanë votuar.

Sa për Bashën, as që nuk pret njeri sqarime.

Ai e ka mendjen si t’iu mbushë mendjen atyre dy kandidateve të Beratit, që t’i lënë vendin e deputetes, Astrit Veliajt.

Next Post
“E kapa burrin me marokenen, zbulova se kishin një vajzë…”

"E kapa burrin me marokenen, zbulova se kishin një vajzë..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In