• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Heshtja e “pakuptueshme” e Berishës për Gjykatën Kushtetuese, faktet për rolin e tij dhe të Metës në kapjen dhe sabotimin e saj

by Java News
26/12/2020 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ringritja pas tre vitesh e Gjykatës Kushtetuese, falë angazhimit të ambasadorëve të SHBA-BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, ishte një ndër zhvillimet pozitive gjatë vitit 2020 dhe konfirmim i zbatimit të reformës në drejtësi. Që nga viti 2018, mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, ishte nga ana tjetër një nga kauzat kryesore të opozitës PD-LSI, për të sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi në tërësi, të cilën Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si komplot ndërkombëtar, Ramaformë etj.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është përdorur nga opozita edhe në protestat e saj të njëpasnjëshme për rrëzimin e qeverisë. Mosfunksionimi i Kushtetueses është përdorur edhe nga Ilir Meta si alibi, për propozimin e një pakete me 14 pika, në maj të 2020, për të ndryshuar reformën në drejtësi, paketë të cilën ambasadorja amerikane Yuri Kim e konsideroi si ‘thikë pas shpine’.

Ndërkaq, në 4 maj 2018, Sali Berisha shprehej kështu për mungesën e Kushtetueses: “Ky është një puç i vërtet antikushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë, përdori Vetingut për të rrezuar institucionin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij”.

Në korrik të 2018, Berisha shprehej se “Sot narkorepublika e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra pa shkalle të tretë. Kjo retorikë ka vijuar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deri në dhjetor 2020, duke e deklaruar të dështuar dhe të kapur reformën në drejtësi, si dhe duke u ankuar për ekzekutimin e Kushtetueses, përmes procesit të Vetingut.

Gjykata Kushtetuese prej tre ditësh është funksionale. Ringritja e saj, një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave, u përshëndet njëzëri nga ambasadorët e huaj në Tiranë. Një ditë më pas, kishte një reagim edhe nga Ilir Meta, ndonëse me natyrë shantazhuese ndaj 6 anëtarëve të saj, pasi deklaroi se nëse e shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur. Ndonëse tre ditë me vonese, një reagim erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

I vetmi që nuk ka thënë asnjë fjalë është Sali Berisha. Njeriu që prej tre vitesh ka bërë me dhjetëra deklarata dhe ka dhënë alarmin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vijon të heshtë për ringritjen e saj. Gjatë këtyre tre ditëve, Berisha ka reaguar për çështjen e detit, për shkollat, për asfaltime rrugësh, për masat anti-covid, plazhe, largime nga puna etj., por asnjë fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

Faktet që sjell sot Shqiptarja.com konfirmojnë edhe një herë rolin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas sabotimi e ringritjes së saj, pas shkarkimit të të besuarve të tyre. Në maj të vitit 2018, Berisha reagoi ashpër për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga organet e Vetingut, për pasuri të paligjshme, duke deklaruar se po asgjësohej e vetmja gjykatë e pavarur.

Në fakt, që të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të shkarkuar apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ishin emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, në mënyrë të njëanshme, si të besuar të tyre. Disa javë para largimit në vitin 2013, Berisha nxitoi për të emëruar të besuarit e fundit në Kushtetuese. Konkretisht, Fatos Lulo u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2010 në Gjykatën Kushtetuese. Lulo u shkarkua nga Vetingu për pasuri të pajustifikuar.

Fatmir Hoxha, i shkarkuar për pasurinë, u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2011 në Gjykatën Kushtetuese. Gani Dizdari, i shkarkuar për pasurinë, u emërua në 2013 nga PD-LSI. Altina Xhoxhaj, i shkarkuar gjithashtu për pasurinë, u emëruar në 2010 nga PD-LSI në Gjykatën Kushtetuese. Bashkim Dedja, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo të emëruar gjithashtu nga PD, dhanë dorëheqjen, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin deri kur të zëvendësoheshin.

Ndërkaq, Ilir Meta, ka kontribuar për zvarritjen e plotësimit të kuorumit në Gjykatën Kushtetuese për të paktën një vit. Në tetor 2019, Ilir Meta dekretoi Besnik Muçin si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, pa kaluar Vetingun. Besnik Muçi ishte renditur i fundit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në një listë me tre kandidatë, depozituar në Presidencë. Çuditërisht, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të renditurin e fundit me pikë, Besnik Muçin, i cili nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun.

Një muaj më pas, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi Besnik Muçin nga detyra. Kështu nisi nga e para procedura për plotësimin e vakancës. U deshën 13 muaj për zëvendësimin e Muçit. Komisioni i Venecias, në qershor të vitit 2020, përmes një opinioni që i kukuan palët në Tiranë, kukonte që në Gjykatën Kushtetuese të mos e emërohej asnjë anëtar pa Veting. Megjithatë, Meta kishte emëruar një tjetër kandidate pa Veting, Marsida Xhaferllari, e renditura e katërta në listën e KED, në një kohë kur ligji konsideronte të emëruar Arta Vorpsin.

Zonja Vorpsi sot nuk e ushtron detyrën e anëtares për shkak të mungesës së betimit në Presidencë. Në vend të saj, detyrën e anëtares së ushtron Xhaferllari, ish-avokate e qeverisë Berisha. Që nga vjeshta e vitit 2019, Meta nisi një luftë edhe me Ardian Dvoranin, në atë kohë kreu i KED. Në një raport të fundit të KED, thuhet se sherri i Metës me Dvoranin ka penguar KED për plotësimin e vakancave në kohë në Gjykatën Kushtetuese.(Shqiptarja.com)

Next Post
FOTOT/ Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga televizioni

FOTOT/ Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga televizioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In