Heshtja e Bob Dylanit në lidhje me çmimin “Nobel” për letërsi është cilësuar “e pasjellshme dhe arrogante”.
Komiteti që e shpalli atë laureat të çmimit të madh, ka thënë se i takon këngëtarit dhe tekstshkruesit amerikan të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve që do të mbahet në fund të vitit shkruan “Koha Ditore”.
Dylan, ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me çmimin që kap vlerën prej 827 mijë eurove, me gjithë tentimet e vazhdueshme nga Akademia Suedeze që të kontaktojë me të, qysh prej kohës kur u shpall fitues më 13 të muajit tetor. (b.an)