Heronjtë kundër flakëve/Shefi i zjarrfikëses përlotet kur kujton djalin

Agim Lleshaj, shefi i zjarrfikëses në bashkinë Mirditë, tregoi vështirësitë e punës së tyre.

“Që nga data 4, në orën 05:00 të mëngjesit kemi marrë informacion për vatrën në fshatin Thirrë dhe nga ajo datë deri më sot kemi qenë në terren për të bërë izolimin, por për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike ka qenë e pamundur që të izolohej dhe vatra ka marrë këto përmasa.

Përgjithësisht mjetet i kemi, por për këto lloj situatash nuk duhen mjete, por duhen forca. Duhet angazhim edhe nga institucionet më lart.

Nuk mund të izolohet me forca tokësore një vatër zjarri. Mjetet i kemi, por nuk kemi rrugët, resurset e tjera që t’i vemë mjetet në dispozicion.

Jemi dy drejtues dhe 14 punonjës operativë, duke mbajtur gatishmërinë edhe në qytet dhe zona të tjera. Kemi ndarë efektivin 50% në terren.

Kjo është vatra më e keqe që mua më ka rastisur për arsye që ka një përhapje shumë të madhe. Detyrë fisnike dhe e vështirë. Ka shumë risqe. Dua t’i falenderoj të gjithë zjarrfikësit, për mundin dhe sakrificën”.

Shefi i zjarrfikëses përlotet kur tregon se çfarë i thotë i biri kur niset për të shuar vatrat.

“Kam çunin që është 7 vjeç dhe kur shikon një tym thotë “babi mos shko”. Kur sheh një zjarr në televizor thotë “babi të lutem mos shko”. Kjo është e gjitha”, tha ai. TEMA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com