• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heronjtë e Uashingtonit që për pak i shpallëm tradhëtarë

by Mero Baze
04/09/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme ia dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përvecse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA

Nga Mero Baze/

Nëse hapni lajmet e një viti më parë në Kosovë, do të shikoni se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj po udhëhiqte fushatën elektorale si një hero që nuk kishte pranuar propozimin e SHBA për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, me shpresë se do rritej në zgjedhje.

Disa muaj pas tij, erdhi Albin Kurti, i cili ngriti një tjetër paranojë që ishte ajo e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës prej SHBA, meqë po e detyronte atë të mos zëvendësonte taksën 100 për qind me reciprocitetin, një shpikje sofiste për të mbajtur tensionin në raportet SHBA Kosovë dhe duke bërë Serbinë të preferuarën e Uashingtonit.

Kur Abdullah Hoti si ish zëvendëskryeministër i tij bëri deklaratën e parë zyrtare se Kosova nuk mund të bëj përpara pa ndihmën e SHBA, u kryqëzua si tradhëtar i qeverisë, dhe u shkarkua në mesnatë nga kryeministri Kurti.

Në atë kohë lindi dhe teoria e Albin Kurtit, se SHBA po bënte gati thikat tia ngulte Kosovës.

E di që shumë nga këto populizma patriotike nuk i merr njeri seriozisht, por dicka po merrej seriozisht. SHBA po shikohej në Kosovë si një vend që rrezikonte Kosovën.

Arsyeja ishte se dy kryeministrat  e fundit të Kosovës po tentonin të përdornin bisedimet me Serbinë dhe zhdukjen e protagonizmit të SHBA nga këto bisedime për kredo politike personale.

Ramush Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për të zhbërë bisedimet Kosovë Serbi, me ndërmjetësim të SHBA për të cilat u shpik ndarja e Kosovës. Albin Kurti shpiku reciprocitetin për ta mbajt SHBA jashtë marrëveshjes Kosovë Serbi.

Abdullah Hoti ka meritën historike, jo se bëri ndonjë gjë në këtë marrëveshje, por shkëputi rolin e tij dhe protagonizmin e tij si kryeministër nga cështja e Kosovës. Ai nuk përdori bisedimet Kosovë Serbi me ndërmjetësimin e SHBA për protagonizëm personal. Kaq e thjeshtë është që pati suskes. Me një profil të ulët politik, modest, pa asnjë emocion populist dhe krejt i hapur në atë që u vendos aty, Abdullah Hoti dha një leksion, se kur nuk ke gjë për të fshehur dhe nuk ke prapamendime për ta përdorur politikisht Kosovën për karrierën tënde, nuk dështon kurrë, qofsh dhe dy muaj përvojë si kryeministër.

Shkoi aty si kryeministër i Kosovës  dhe jo si pronar i Kosovës që bën tregëti me SHBA për fatin e tij. Sic deshën të vepronin dy të tjerët që sot vajtojnë marrëveshjen.

Ky është heroi i parë i Kosovës në Uashington që desh  e shpallëm tradhëtarë pse zëvednësoi “patriotin” antiamerikan Albin Kurti.

Heroi dytë, por jo për nga rëndësia, por sot nga rradha është Hashim Thaci . Ky është rasti që politika e Kosovës të reflektoj ndaj politikës së demonizmit që aplikon ndaj liderëve poltikë, kur ata duhet të marrin vendime të mëdha për Kosovën.

Gjithë politikanët e Kosovës kundërshtarë apo aleatë të tij, e kanë demonizuar atë si njeriun që po i përgatiste varrin Kosovës në Uashington për interesa të tij. Në fakt kjo Marrëveshje është marrëveshja e lobuar nga Hashim Thaci. Në takimin e parafundit ai u kthye nga rruga se u thirrë për të dëshmuar në Hagë. Kjo që u nënshkrua sot do të nënshkruhej ndoshta atë ditë.

Abdullah Hoti u kthye disa orë pas tij se ende nuk kishte mësuar letrat e zyrës së tij.

Merita e Abdullah Hotit është që nuk e keqpërdori politikisht pozitën e tij dhe erdhi e mbylli një marrëveshje që ishte nisur nga Presidenti i Kosovës. Në finale Presidenti i Kosovës nuk e përdori Marrëveshjen, sic u demonizua nga rivalët, për të shëptuar nga burgu, por shpëtoi armiqësimin e Kosovës me SHBA dhe vet po shkon në burg. Dhe për këtë meriton së paku një ndjesë publike dhe një vlerësim për këtë histori.

Nuk po e zgjas me Edi Ramën se ai nuk është hero në kët ëhistori pasi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, por vetëm ka duruar akuzat si tradhëtarë. Ai u masakrua në Prishtinë për Minishengenin. Sot e firmosën një marrëveshje ku pranojnë Minishengenin dhe po e quajmë kapitull të mbyllur, pasi Edi Rama votohet në Tiranë jo në Prishtinë. Por tani kur përshëndesni të gjithë marrëveshjen që nga Ilir Meta e Luzlim Basha në Tiranë e deri tek të tjerët në Prishtinë, keni parasysh se po i kërkoni pa dashje  ndjesë Edi Ramës, i cili ndoshta nuk do tua kërkonte kurrë këtë gjë, pasi bëri atë që orientonte SHBA për Kosovën dhe jo hallet e kacakëve që duan pushtet në Kosovë.

Sot është një ditë e mirë për Kosovën jo se ka bërë një hap para në raportet me Serbinë, por ka mbrojtur me dinjitet në një moment delikat të historisë së saj, raportet me SHBA të cilat rrezikonin të hidheshin në erë nga politikanë populist të Kosovës, që mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë pazar për karrierën e tyre, duke e trajtur Kosëvën si pronë për klering. Abdullah Hoti dhe Hashim Thaci dhe dy partitë e tyre treguan se janë serioze në frymën e shtetformimit të Kosovës.

Dita e sotme ia dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përvecse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA. Kaq mjafton ta shpëtosh Kosovën pa qenë nevoja të shpallesh hero. Por natyrisht pa qenë nevoja të shpallesh tradhëtarë.

Next Post
Ekspozohet një prej dorëshkrimeve origjinale me pasazhe shqip të Nënë Terezës, Rama: Burim drite e frymëzimi

Ekspozohet një prej dorëshkrimeve origjinale me pasazhe shqip të Nënë Terezës, Rama: Burim drite e frymëzimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In