• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Heronj në ditët e pandemisë në Manhattan”/ Shkrimi në “The New York Times” për dy vëllezërit shqiptarë

by Java News
19/05/2020 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The New York Times” teksa shkruan për të punësuarit si “super”, “doormen” (portiere) etj, ndalet te puna qe po bejne shqiptaret ne keto dite shume te veshtira te pandemise.  

By Julie Satow/ Duke u rritur në Kosovë, Genc Rrahami ëndërronte për që kur të rritej do të jetonte në New York City.
“Mendoja që në SHBA ka shumë para”, tregonte një ditë Genci. “Dhe se unë do të punoja pa u lodhur dhe të hapja një biznes, dhe të krijoja një të ardhme të bukur me një familje të bukur”.
Genci arriti në Manhattan dy vjet më parë dhe gjërat kishin filluar të rregulloheshin. Vëllai i tij më i madh, Genti, punon super dhe e ndihmoi të gjente një punë si “doormen”, portier, në lagjen Greenwich Village.
Në muajin shkurt, ëndrra e Gencit për të hapur biznesin e tij u plotësua kur vëllezërit Rrahmani hapën “G’s Café”, një kafene në Upper East Side.
Nuk kishte qenë momenti i duhur. Gjashtë javë pasi ishte hapjes me ceremoni, “G’s Café” u mbyll për shkak të pandemisë. Kurse sa i përket punës së tij normale, në vend që të hapte e mbyllte dyert e të ndalonte taksitë, Genci papritmas përpiqej të shmangte infeksionin, ndërsa me maskë e me doreza, pastronte banakun, organizonte plehrat, dhe administronte përmbytjen me pako nga kompania Amazon.

Dy vëllezërit Rrahmani duke u dhuruar ushqime dhe kafe punonjësve të vijës së parë të Spitalit te Fëmijëve. (Fotografitë nga Brittainy Newman/The New York Times.Dy vëllezërit Rrahmani duke u dhuruar ushqime dhe kafe punonjësve të vijës së parë të Spitalit te Fëmijëve. (Fotografitë nga Brittainy Newman/The New York Times.

Kjo nuk ishte puna që mendonte se do të kryente kur filloi; kjo nuk ishte jeta që kishte ëndërruar. Mirëpo, shpejt, e gjeti një mënyrë për t’u shquar edhe në këtë situatë. Punëtorë të tjerë ndërtesash që cilësuar “esencialë” (thelbësorë) që nga muaji mars do t’i përgjigjeshin gjithashtu kushtrimit.
Ndërkohë që Qyteti vetëizolohej, portierët, hamallët, hidraulikët e punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes kanë mbajtur gjallë mijëra pallate banimi në New York, ku ngujohen banorët e tyre. Nga qiellgërvishtësit me doreza të bardha, në Avenunë e Pestë, te pallatet kooperativë të shtresës së mesme në Queens, te komplekset e strehimit publik, pallatet e mëdha të banimit kanë nevojë për ta më shumë se kurrë. Kështu që ata vijuan të punojnë, në vijën e parë të frontit të qyteteve të tyre vertikale në miniaturë.
Disa punonjës të stafit të pallateve të banimit u habitën dhe u zhgënjyen kur morën vesh se u ishte dhënë statusi “esencial”, kurse të tjerë u janë përveshur përgjegjësive shtesë, pavarësisht nga kërcënimi i sëmundjes dhe i humbjes së punës. Pastaj, janë edhe ata si Genci, që shkojnë përtej detyrës, duke dëshmuar talente të panjohura, aftësi, dhe interesa për të ndihmuar njujorkezët e tjerë që të mbijetojnë.
…Disa superë që jetojnë në ndërtesat që mirëmbajnë kanë larguar që aty gratë dhe fëmijët. Ka pasur edhe që kanë vdekur nga virusi.
Sipas sindikatës (unionit) së tyre, SEIU 32BJ, deri në 12 maj, mbi 230 nga 35,000 anëtarët e seksionit të pallateve të banimit kanë dalë pozitivë, ndërsa 39 janë konfirmuar që kanë vdekur nga Covid-19.
…
Disa punonjës të ndërtesave do të kishin preferuar pushimin nga puna. “Po të më kishin thënë, ‘dëgjo po të heqim nga puna, do marrësh asistencën dhe do të të mbeten përfitimet sociale’ do ta kisha pranuar në sekondë”, thotë Joseph Gramble, baba i divorcuar i dy adoleshentëve që punon si portier në 1225 Park Avenue.
…
Mirëpo, ajo që tremb në mënyrë të kuptueshme disa portierë, ka frymëzuar disa të tjerë që të hidhen në veprim.
Genc dhe Genti Rrahmani, për shembull, kanë rihapur “G’s Café” në javët e fundit dhe të martën e të enjten, kanë nisur një ritual të ri. I mbushin karrelat-shporta të ushqimeve me qindra kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre dhe ia u çojnë personelit të emergjencës, aty afër, duke ua dhuruar falas. Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup superash e menaxherësh të ndërtesave.
Një ditë nga këto, ishin duke u çuar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin Mount Sinai Kravis të Fëmijëve. Bashkë me ushqimet u dhuruan edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.
“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci. “E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor — dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”. /Illyria (Teksti i plotë në anglisht mund të lexohet këtu: https://www.nytimes.com/2020/05/15/nyregion/coronavirus-doormen-residential-nyc.html)

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kapen në portin e Durrësit dy persona me 50 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Kapen në portin e Durrësit dy persona me 50 mijë euro të padeklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

January 22, 2026
Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

January 22, 2026

Rama, ironi me demokratët: Do t’ju dalë fjala, ‘non gratën’ do ta hiqni në mars 2025…

January 22, 2026
“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

January 22, 2026
Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

“Njësoj si Trump”, Rama: Do të flas në parlamentin e Izraelit të hënën

January 22, 2026
Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

January 22, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Lali Eri në burg pa prova e pa gjyq, janë shkruar tre volume…”, Rama në Kuvend: SPAK, si sportel ku lihen letrat e popullit

January 22, 2026
Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

January 22, 2026
Rama: Parku i Butrintit do të bëhet si themi ne, do të jetë pa përqindje karboni

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironizon opozitën: Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In