• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heroi i vërtetë dhe heroi politik

by A R
07/05/2021 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Johan Seitaj

Përpara se të flas për emrin e heroit, po sjell më poshtë përkufizimet për heroin sipas fjalorit Merriam – Webster, një prej fjalorëve më të njohur të botës, për të mos thënë më i njohuri.

Merriam – WebsterDictionary

Heroizmi – sjellje heroike veçanërisht e ekspozuar në përmbushjen e një qëllimi të lartë ose arritjen e një qëllimi fisnik

Heroi
– një figurë mitologjike ose legjendare shpesh me prejardhje hyjnore e pajisur me forcë ose aftësi të madhe
– një luftëtar i shquar
– një person admirohej për arritjet dhe cilësitë fisnike
– ai që tregon guxim të madh
– personazhi kryesor në një vepër letrare ose dramatike – përdoret posaçërisht nga një personazh kryesor mashkullor sidomos kur vihet në kontrast me heroinën
– figura qendrore në një ngjarje, periudhë ose lëvizje
– një objekt admirimi dhe përkushtimi ekstrem: IDOL

Këto janë përkufizimet për heroin dhe heroizmin nga fjalori Merriam – Webster. Tani le ta sjellim çështjen konkrete në realitetin shqiptar. Kjo Shqipëria jonë që pas pavarësisë nuk ka gjetur kurrë rehat nga heronjtë politikë të cilët u janë imponuar shqiptarëve në nj formë, apo në një tjetër. Rasti më i fundit është debati tashmë publik në lidhje me Qemal Stafën. Zërat pro dhe kundër faktit a ishte apo jo hero, rreshtohen sikur të ishin në të njëjtat kushte të luftës civile në Shqipërinë e 1942- 1945.

Por le ta shohim ftohtë referuar përkufizimeve që kam dhënë më sipër.

1 – Heroizmi si sjellje heroike veçanërisht e ekspozuar në përmbushjen e një qëllimi të lartë ose arritjen e një qëllimi fisnik.
Bazuar kësaj reference na duhet të bëjmë një ndarje, që padiskutim është personale për cilindo prej nesh dhe ndarja është: A ishte vendosja e komunizmit si sistem politik në Shqipëri një qëllim i lartë, apo një qëllim fisnik? Në personalen, mendoj që jo vetëm nuk ishte një qëllim fisnik, por ishte krejtësisht e kundërta, pasi komunizmi në Shqipëri ishte “terror shtetëror” dhe si i tillë nuk ka asnjë fisnikëri në vetvete, e për më tepër ndonjë qëllim të lartë. Ndaj duhet pasur në vëmendje koha kur vendoset heroi dhe qëllimet që përfaqësonte. Dhe fatkeqësisht për heroin politik QemalStafa, as koha, as qëllimi nuk janë në favor të tij. E di që ndoshta do mendoni që koha i jep vlerë, por do ta sqaroj në një pikë të mëposhtme edhe kohën kur kryente aktivitetin Qemal Stafa.

2 – Heroi si një figurë mitologjike ose legjendare shpesh me prejardhje hyjnore e pajisur me forcë ose aftësi të madhe

Me aq sa dimë, as ndonjërin prej këtyre kritereve nuk i përmbush Qemal Stafa, ndaj nuk do qëndroj gjatë as në këtë pikë, pasi referenca flet vet qartë dhe pastër.

– 3 – Heroi një luftëtar i shquar

Si luftëtar i shquar mund të cilësohet dikush që jep jetën në përpjekje për lirinë e kombit të tij, por jo për lirinë personale. Përse them lirinë personale? Sepse Qemal Stafa sipas dokumenteve tëkohës, vrau veten duke u munduar të arratisej prej xhandarmërisë që kishte shkuar në bazën ku ai së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupeve komuniste fshiheshin. Imagjinoni Gjergj Kastriotin që vriste veten duke u munduar të shpëtonte nga turqit… As që mund të mendohet në historinë botërore një hero që vret veten duke ia mbathur nga frika, ndaj mos e bëni pis Qemalin duke e bërë hero frike.

4 – Heroi si një person admirohej për arritjet dhe cilësitë fisnike
Këtu i përmbush kushtet Qemal Stafa për t’u klasifikuar si hero, por admirimi për arritjet dhe cilësitë fisnike të mbetet vetëm brenda kufijve të botëkuptimit të grupeve komuniste, pasi nuk ka një referencë për pranimin e tij si përfaqësues i shqiptarëve përpara se të instalohej diktatura komuniste. Pas instalimit të kësaj të fundit, u diktua si hero i shqiptarëve një hero i Partisë Komuniste dhe pranimi i figurës heroike të tij u vendos dhunshëm nëpërmjet propagandës 50-vjeçare të partisë në pushtet. Ndaj mund ta quaj pa frikë si një njeri që admirohej për cilësitë dhe arritjet fisnike të tij, brenda rrethit të komunistëve shqiptarë, por këta nuk janëdhe nuk përfaqësojnë gjithë popullin.

5 – Heroi si dikush që tregon guxim të madh
Patjetër që do guxim të madh t’i kundërvihesh një pushtuesi, por kujtojmë që kishte shumë të tjerë, emra të panjohur, që gjithashtu i ishin kundërvënë pushtuesit jo vetëm në atë kohë, por ndër shekuj në Shqipëri, duke nisur që nga luftërat ilire kundër Romës së pathyeshme në ato kohë, por asnjërin prej tyre nuk e nderojmë sot me një datë që përkujton luftën e shqiptao-ilirëve. Patjetër që luftëra kanë bërë shqiptarët e njohur e të panjohur edhe kundër turqve pushtues, por përveç Gjergj Kastriotit nuk përkujtohet askush tjetër. Unë do vendosja përkujtim heroi edhe për shumë bashkëluftëtarë të tjerë të asaj kohe si Vrana Konti, Lek Dukagjini, etj, që kanë dhënë për Shqipërinë më shumësec ka dhënëQemali 22-vjeçar në jetën e tij. Plus që veprën e guximit e rrëzon vetëvrasja e Qemalit. Patjetër që do guxim t’ia heqësh vetes, por nuk vlen për frymëzim brezash. Ndryshon puna me Qazim Laçin dhe me aktin e tij kur iu hodh topit në grykë, ky është guxim deri nëvetësakrifikim për të mbajtur ndezur zjarrin e lirisësë një populli. Ndaj vetëvrasjen në funksion të arratisë dhe shpëtimit tëQemalStafës, dhe vetësakrifikimin në funksion të idealit “liri” tëQazim Laçit, duhet t’i ndajmë mirë nga njeri – tjetri.

6 – Heroi si personazhi kryesor në një vepër letrare ose dramatike – përdoret posaçërisht nga një personazh kryesor mashkullor sidomos kur vihet në kontrast me heroinën
Nuk ka nevojë të sqaroj gjë në këtë pikë, sepse nuk lidhet me QemalStafën askund.

7 – Heroi si figura qendrore në një ngjarje, periudhë ose lëvizje
Këtu e di që do hidhen shumë për të thënë, kjo është pika që përmbush Qemali për të qenë hero. Por, historia nuk lë vend për hamendime, QemalStafa u vra më 5 Maj 1942, ndërsa lufta nëpërmjet çetave të organizuara partizane do të fillonte vetëm në fund të vitit 1942. Ndërsa çetat e tjera nacionaliste e kishin nisur më herët luftën e tyre, por këto çeta nuk ishin komuniste në ide, ndaj Qemali nuk ishte një hero në qëndresën, apo lëvizjen e tyre, ndaj si i tillë ai mbetet një figurë vetëm për Partinë Komuniste të kohës, pa rrekur asnjëherë diapazonin mbarëkombëtar të luftëtarëve për lirinë e Shqipërisë.

8 – Heroi si një objekt admirimi dhe përkushtimi ekstrem: IDOL (idhull)
Kjo është pika e vetme të cilën e përmbush të plotëQemalStafa. Ai ishte një objekt admirimi i përcaktuar dhe i imponuar nga Partia Komuniste dhe përkushtimi ekstrem ndaj figurës së tij, ishte as më shumë as më pak, mitizim i luftës së Partisë Komuniste. Çdo parti ka të drejtën të ketë heronjtë e saj vetjakë, por këta nuk mund t’i imponohen një kombi të tërë, qoftë edhe nëse ke pushtetin për 50 vite. Heroin e përkujton populli dhe masa e vlerësimit duket te homazhet pa komisione shtetërore që i bëhen heroit, jo tek homazhet e imponuara të asaj kohe të errët diktatoriale, me ceremoni shtetërore. Kombi i respekton heronjtë pa diktim politik apo qeveritar, ndaj ky debat i takon historisë dhe historianëve, jo politikanëve.
Në përfundim, rishikimi i historisë është misioni kombëtar i kohës sonë dhe si i tillë, asnjëri prej historianëve të angazhuar për rishikimin e historisë së kombit shqiptar nuk duhet të ketë para teserën e partisë për të bërë vlerësimin e vërtetësisë së figurave dhe ngjarjeve të kombit.

Next Post
Grabitet me armë dhe me leva “Aiba” në Shkozet, shuma që dyshohet se morën hajdutët

Grabitet me armë dhe me leva "Aiba" në Shkozet, shuma që dyshohet se morën hajdutët

Comments 1

  1. Ardi says:
    5 years ago

    Zoteria ngaterron qellimisht komunizmin me me antifashizmin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In