• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Heroi” i sheshit “Skënderbej”, merr titullin “Mirënjohja e Qytetit”, Veliaj: Akt yt, mesazh frymëzimi!

by
06/05/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodian Elqeni, i riu që u kthye në hero me aktin e tij në 25 Prill duke parandaluar një tragjedi të vërtetë në Sheshin Skënderbej, është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh ditën kur një makinë e drejtuar nga një tjetër i ri që nën efektin e lëndëve narkotike po rrezikonte jetë njërezish, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim,” tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë djaloshi i cili guxoi dhe ndaloi me sukses tragjedinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar. “Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike./ b.h

Next Post
Lehtësohen procedurat e regjistrimit në gjendjen civile për shtetasit e huaj, ja rregullat e reja

Lehtësohen procedurat e regjistrimit në gjendjen civile për shtetasit e huaj, ja rregullat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In