• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hernia hiqet përmes mushkërive/ Operacioni për herë të parë në QSUT, pacienti rifiton ecjen

by A R
22/02/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndërhyrje e veçantë kirurgjikale ringriti në këmbë një 58 vjeçar që humbi të ecurën për shkak të një problemi në shtyllën kurrizore. Një hernie diskale torakale të kalcifikuar.  Operacioni u krye nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë përmes mushkërive, procedurë që e realizuan për herë të parë.

“Vendosëm me një ekip të përbashkët multidisiplinar të kryejmë një  heqje të hernies me rrugë transtorakale. Kjo ishte hera e parë për hernie diskale torakale. Me rrugë konvencionale ajo nuk mund të hiqej.  Mund të kishte paralizë përfundimtare ose mund të mos i kthehej funksioni i këmbëve”.

Probleme të tilla në shyllën kurrizore sipas mjekëve janë të rralla.  58 vjeçari e zbuloi nga ekzaminimet  që iu nënshtrua për shkak të  pafuqisë së këmbëve dhe  dhimbjes  së fortë që ndjeu në kurriz pas një sforcimi fizik.

“Janë kryer skaner dhe rezonancë dhe kanë konstatuar një hernie diskale të kalcifikuar, jo e zakonshme që ngushton të gjithë hapësirën e palcës. Pacienti ka filluar të humbasë  lëvizhshmërinë e këmbëve. Kishte lëvizje minimale vetëm në këmbën e  majtë dhe në këmbën e djathtë zero. Herniet diskale zakonisht janë në kolonën cervikale dhe lumbare. Më të pazakonta janë në kolonën torakale, por akoma më të pazakonshme janë kur janë të forta, të kalcifikuara dhe në këtë mënyrë vështirësohet heqja e tyre”.

Ndërhyrja zgjati rreth shtatë orë dhe shenjat se kishte qenë një sukses mjekët i vunë re menjëherë.

“Kur anestezisti e zgjoi  pacientin dhe ai menjëherë kishte lëvizshmëri të këmbëve dhe ne u entuziazmuam. Të nesërmen pacienti nisi riaftësimin dhe 5-6 ditë u ngrit në këmbë”.

Next Post
Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In