• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Herët a vonë do të përballet me ligjin’/ Hyseni kritika Metës: Tre qëllimet e tij që na rikthen ligjet në Kuvend

by Java News
29/10/2020 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti socialist, Alket Hyseni ka sulmuar hapur presidentin Ilir Meta në lidhje me dekretin e kthimit të ligjit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.Sipas tij, ai ka tre qëllime, të cilat i listoi gjatë fjalës së tij në Kuvend.“Duhen gjurmuar paratë e pista, dhe kjo nuk bëhet si rrufe në qiell të hapur, nëse nuk i japim mbështetje Policisë së Shtetit. Jemi përpjekur të adresojmë shqetësimet bazë. Së bashku me kolegët Balla, Gjina e Manja, kemi sjellë një amendament me dy ndryshime bazike, që synojnë ruajtjen e rolit të Prokurorisë në këtë proces dhe ruajtjen e frymës së parimeve të kodit. Kemi sjellë një institucion të ri për këtë ligj, Komitetin për parandalimin dhe goditjen e parave të pista, që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme. Mendoj se kjo iniciativë është e frytshme. Në ligjin specifik të policisë fusim dhe mbikëqyrjen dhe mirëadministrimin e fushatës zgjedhore nga policia. Tashmë ne përcaktojmë në ligj detyrat bazë të policisë, bashkëpunimin me administratën zgjedhore, mbikëqyrja e rregullt e fushatës, si dhe raportimi në KQZ e çdo institucion që përcaktohet në ligje specifike. Ky ndryshim ligjor është edhe në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit, që bëmë me opozitën, opozitë e cila na la mbrapa me disa aspekte kryesore të marrëveshjes, por ne bëjmë detyrën tonë.

Ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha detyrimet që buruan nga marrëveshja e 5 qershorit. Le të shpresojmë që opozita e rrugës të mos e pengojë, siç bëri për 3 vite, duke përdorur çdo mekanizëm për të penguar reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Është nga të paktat raste në botë që opozita nuk është e interesuar për ndryshimin dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor, duke hyrë e dalë nga Kuvendi, duke hyrë e dalë në bulevarde. Duke hyrë e duke dalë kjo opozitë edhe në tryezën, që krijuam, në Këshillin Politik. Të shpresojmë që veglat e fundit opozitare, që është presidenti, të mos e kthejnë këtë ligj. Jo se do na bëjë ndonjë dëm të madh, por thjesht na detyron t’i tregojmë vendin kujtdo që pengon reformën. Nëpërmjet Presidentit, si opozitari i fundit institucional, ka tre qëllime: së pari, pengimin e reformave në përgjithësi, por nuk mund ta bëjë këtë. Nëse ne nuk ndryshojmë Kodin Zgjedhor do të çonim në pamundësinë e bërjes së zgjedhjeve më 25 prill.

Qëllimi i dytë i presidentit është personal, lufta brenda opozitës për lidershipin e asaj opozite të çartur. Kjo nuk është problem për ne, le të zgjedhin kë të duan lider, me ne do të përballen me 25 prill dhe do ta marrin përgjigjen më 26, përmes sovranit, që do mbështesë në mandatin e tretë kryeministrin.

Qëllimi i fundit është hall personal, këtu nuk e ndihmojmë dot, për shkeljet pafund që i ka bërë Kushtetutës. Jam i bindur se herët apo vonë do të japë llogari, ashtu siç jepet llogari në demokraci, përmes votëbesimit, por edhe duke shkuar në dyert e drejtësisë. Nuk do të doja që kjo zyrë ikonë e shtetit demokrat, Presidenca, të përfundonte aty. Megjithatë, Shqipëria ka prodhuar vazhdimisht çudira. Shpresojmë në këto pak muaj që të marrë vendim për t’u tërhequr apo për t’i dhënë ngjyrat e duhura Presidencës”, u shpreh Hyseni.

g.kosovari

Next Post
Rregulla të reja/ Ruçi: Deputetët me maska dhe doreza, kush nuk zbaton etikën në komisione përjashtohet

Kodi Zgjedhor i ndryshuar hyn në fuqi, Kuvendi rrëzon me 96 vota dekretin e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In