Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, shoqëria e krijuar adhock nga Autoriteti Portual Durrës, për të mbajtur kuotat e shtetit shqiptar, Erlis Hereni dhe ish.zëvendës kryeministrja, Ledina Mandia kanë debatuar në lidhje me projektin për Portin e ri të Durrësit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Hereni u shpreh se Mandia është njohur me dokumentacionin për projektin.
Por vetë Mandia, tha se nuk e ka bërë diçka të tillë.
Erlis Hereni: “Operacionet portuale nuk preken në fazën e parë. Faza e parë referon një zonë në pjesën lindore sot, e papërdorur, 24.6% është pjesa e parë.
Pse bëni sikur po e zbuloni? Pse e keni kaq rë vështirë? Operacionet portuale janë kryesisht në zonën perëndimore. Zonja ka dokumentacionin në dispozicion”.
Ledina Mandia: “Akoma nuk e mora vesh kur është ngritur Kometeti i Negocimit. Nuk kam lexuar asgjë nga këto”.
Erlis Hereni: “Mos flisni se do bëni gabime, edhe për shkak të pozicioneve që keni mbajtur, nuk iu ka hije. Për çfarë vini këtu kur nuk keni lexuar?”.
/a.r