• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heqja e Ligjit të Luftës, Çuçi: Një absurditet 84- vjeçar dhe atavizëm që nuk i bën nder Greqisë

by Java News
18/07/2024 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, e quajti një absurditet 84-vjeçar mbajtjen ende në fuqi të Ligjit të Luftës nga Greqia.

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend për iniciativën e propozuar nga grupi “Drejtësi dhe Integrim”, Çuçi shprehu qëndrimin e mazhorancës parlamentare për ta mbështetur miratimin e kësaj Deklarate, si dhe kërkoi që fqinjët tanë ta hedhin pas krahëve këtë absurditet.

“Kur po i afrohemi dekadës së tretë të shekullit XXI e teksa Shqipëria dhe Greqia kanë një Traktat Miqësie, si dhe janë anëtare e aleate në aleancën politike e ushtarake më të fuqishme që ka sot bota, në NATO, mbajtja ende formalisht në fuqi e këtij ligji e për rrjedhojë pasojave që ai sjell, është një absurditet i madh. Një atavizëm që nuk i bën nder fqinjëve tanë jugor dhe as nuk reflekton kontekstin e sotëm të miqësisë e partneritetit që ne kemi. Do ishte dashur që ky ligj të shfuqizohej po njësoj siç Greqia bëri edhe me Italinë në vitin 1947”, tha Çuçi.

Më tej ai theksoi se sot ka një realitet të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe nuk është nevoja të priten ende 84 vite të tjera për ta shfuqizuar Ligjin e Luftës.

Çuçi tregoi gjatë fjalës së tij edhe përpjekjet e vazhdueshme të bëra nga qeveria shqiptare për të mos e pasur këtë çështje në tavolinën e marrëdhënieve dypalëshe.

“Kemi kërkuar përmes dialogut e mirëkuptimit që ky ligj të shfuqizohet, për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë që ne kemi. Pavarësisht pajtimit, herë më shumë e herë më pak, të qeverive greke për absurditetin e këtij ligji, deri më tani nuk është arritur në finalizimin e një vendimi të parlamentit grek për shfuqizimin e ligjit. Unë besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë një shembull i shkëlqyer edhe për popuj të tjerë në rajonin e Ballkanit, se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, siguri, mirëqënie dhe ardhmëri”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës, Çuçi theksoi se iniciativa që ka ardhur në Kuvend është një tjetër përpjekje domethënëse, krejt e përligjur dhe e mirëpritur.

“Shqiptarët dhe grekët përveçse janë dy nga popujt më të vjetër të Ballkanit, kanë edhe një miqësi me rrënjë të thella në histori që vijon sot e kësaj dite dhe besoj do të jetë kështu për sa të ketë jetë. Pavarësisht plagëve të së shkuarës për ngjarje historike, lojërave politike tipike ballkanike apo keqkuptimeve krejt të zakonta në këtë anë të Evropës, dy popujt tanë janë të ndërlidhur fort me njëri-tjetrin. Greqia është sot atdheu i dytë i qindra mijëra shqiptarëve, të cilët përbëjnë aty komunitetin e huaj më të madh në numër dhe janë kontributorë të rëndësishëm në jëtën ekonomike e sociale të vendit.

Nga ana tjetër minoriteti grek në vendin tonë është për ne një vlerë e shtuar dhe asnjëherë nuk iu janë mohuar të drejtat për shkak të origjinës së tyre etnike. Përkundrazi, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer në rajon dhe gjithë Evropën për integrimin e minoriteteve dhe bashkëjetesën etnike. Shqiptarët në Greqi dhe grekët minoritarë në Shqipëri janë gjithmonë fokusi i përhershëm i veprimtarisë së Qeverisë dhe orientues i axhendës dypalëshe të bashkëpunimit.

Pavarësisht përshtypjes së krijuar se ka një ngërç në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe në fusha të tjera, si dhe kontaktet njerëzore, kanë vazhduar dhe janë zgjeruar më tej”, u shpreh Çuçi duke theksuar në përfundim të fjalës së tij se politika duhet të jetë pjesë e zgjidhjes dhe lehtësimit të problemeve, jo të bëhet vetë problemi për të penguar qytetarët andej apo këtej kufirit.

Next Post

Mos rrini në Facebook, por shkoni në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In