• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Heqja e kufizimeve ndaj Covid 19 shoqërohet me rritjen e gatishmërisë në spitale

by
14/12/2022 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas luftës së vështirë trevjeçare për parandalimin e një shpërthimi të madh të epidemisë së COVID-19, që mund të shkaktonte dhjetëra mijë viktima, Kina hoqi ditët e fundit kufizimet, ndërsa varianti më pak vdekjeprurës “Omicron” ka krijuar kushtet për një rimëkëmbje të mëtejshme shoqërore dhe ekonomike. Por lufta kurrsesi nuk ka përfunduar. Kina po përmirëson metodat për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Më 11 nëntor, autoritetet kineze shpallën 20 masat e reja për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19. Më pas, dhjetë masa të tjera të reja u publikuan më 7 dhjetor për përmirësimin e mëtejshëm të politikës së kontrollit të COVID-19 në Kinë.

Në masat e reja kërkohet forcimi i burimeve mjekësore që t’u jepet përparësi të sëmurëve nga COVID-19 dhe të tregohet më shumë vëmendje për të moshuarit dhe grupet e cenueshme.

Me përhapjen e shpejtë të varianteve të fundit shumë ngjitëse të “Omicron”-it, në një pjesë të spitaleve në qytetet e mëdha, si Pekin, Shangai dhe Wuhan, shihen banorë që qëndrojnë në radhë për disa orë për të hyrë në klinikat që trajtojnë ethet.

Për të shmangur panikun dhe trysninë mbi burimet mjekësore, organet e pushtetit vendor e spitalet kanë përmirësuar spitalet e përkohshme ekzistuese, kanë shtuar shtretërit e terapisë intensive dhe kanë shpërndarë burimet mjekësore në mënyrë më efektive.

Kina ndërtoi spitale të përkohshme për të pranuar dhe trajtuar të prekurit prej COVID-19 me simptoma të lehta, për të penguar përhapjen e virusit. Me lehtësimin e masave të kontrollit dhe të parandalimit të COVID-19, më shumë spitale të përkohshme janë përmirësuar e transformuar në spitale në nivel qyteti të kategorisë së dytë, mbi bazën e përmasës së popullsisë së qyteteve të ndryshme.

Jiao Yahui, drejtore e Zyrës së Administratës Mjekësore pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës, bëri të ditur në një konferencë shtypi më 9 dhjetor se spitalet e kategorisë së dytë do t’i trajtojnë të sëmurët me më shumë masa mjekësore, në vend që vetëm t’i izolojnë ata, si në spitalet-kabina. Ajo theksoi gjithashtu se 10 për qind e shtretërve në këto spitale do të transformohen për terapi intensive.

“Ka vetëm 138 mijë shtretër për terapi intensive në Kinë dhe 106 500 prej tyre janë në institucionet mjekësore të nivelit më të lartë. Mesatarisht, për çdo 100 mijë banorë ka 10 shtretër të terapisë intensive,” tha Jiao.

Ekspertët kanë ofruar gjithashtu informacion edukativ mbi virusin për publikun, duke u kërkuar të prekurve asimptomatikë ose me simptoma të lehta të mos shkojnë në spital ose të mos telefojnë numrin e urgjencës 120, për t’i ruajtur burimet mjekësore për rastet të mundshme serioze

Shumë spitale në mbarë Kinën kanë filluar të ndryshojnë metodat e tyre.

Në qytetin Chongqing, të sëmurët e zakonshëm nuk kërkohen të bëjnë një testim të acidit nukleik për COVID-19, ndërsa vetëm të sëmurët e moshuar do të testohen për visurin dhe spitalet do të tregojnë vëmendje për ata që dalin pozitivë në testim.

Pekini ka krijuar klinika dhe dhoma të reja për ethet ose i ka zgjeruar ato ekzistuese. Të gjitha spitalet në nivelin e dytë e sipër dhe institucionet mjekësore private që plotësojnë kushtet, duhet të krijojnë klinika për ethet.

Në mjaft krahina, përfshirë Pekinin dhe Zhejiang-un e Kinës Lindore, shumë spitale kanë nisur shërbimet e posaçme mjekësore ndërmjet internetit për mjekimin e COVID-19, që të sëmurët me simptoma të marrin në kohë këshillat e mjekëve në internet.

“Kemi krijuar zona të ndryshme dhe kemi ofruar kanale të ndryshme për grupe të ndryshme të të sëmurëve, për të siguruar të gjithë të sëmurët të marrin në kohë shërbimet mjekësore. Të sëmurët që janë në gjendje më serioze, do të marrin në kohë trajtimin, pavarësisht nëse rezultatet e tyre të testit për COVID-19 janë pozitive a negative,” tha Ma Xin, zv. drejtori i Spitalit Huashan të Shangait.

/e.d

Next Post
Tragjike! Flakët e shtëpisë së barit e përpijnë brenda, vdes i riu shqiptar në Angli

Tragjike! Flakët e shtëpisë së barit e përpijnë brenda, vdes i riu shqiptar në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com