• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Heqja e barrikadave: Ja marrëveshja e Thaçit që shpëtoi Kurtin dhe ‘groposi” Vuçiçin

by Java News
29/12/2022 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar të mërkurën  në mbrëmje se Beogradi ka tashmë një dokument të veçantë, një marrëveshje që sipas tij garanton që forcat shqiptare (të Kosovës) nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it. I pyetur nëse forcat speciale të policisë së Kosovës mund të hyjnë apo jo në veri të vendit, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk duhet t’i referohet më dokumentit të nënshkruar në vitin 2013 midis ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të NATO-s në atë kohë, Rasmussen, sipas të cilit, Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të ndërmerrte misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in, sepse për herë të parë, ka një marrëveshje.

“Kemi marrë dokumenta që nënkuptojnë diçka në kuptimin formal juridik. Nuk kemi asgjë tjetër ku të mbështetemi. I thyen të gjitha marrëveshjet, por tani kemi marrë diçka në letër. Nuk ka asnjë të keqe këtu për njerëzit tanë. Sot kemi një dokument të veçantë dhe nuk duhet t’i referohemi më dokumentit Rasmussen-Thaçi. Për herë të parë kemi marrëveshje që garanton se forcat shqiptare nuk mund të vijnë në veri pa miratimin e KFOR-it”, do të shprehej Vuciç.

ABC kontaktoi me një zëdhënës të KFOR-it, i cili nënvizoi se marrëveshja e raportuar në lajme ka të bëjë me FSK-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe jo me PK-në (policinë e Kosovës).

“Ka një marrëveshje me Serbinë për SAF, dhe një me Kosovën për FSK-në, asnjëra prej dyjave nuk ka lidhje me policinë,” deklaroi zëdhënësi i KFOR.

Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar sapo erdhi në pushtet atë që ai e quajti marrëveshje të fshehtë të vitit 2013, që ishte në fakt letër këmbimi midis ish-kryeministrit Thaçi dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Kurti ia kishte dërguar letrën Vjosa Osmanit, në atë kohë, kryetare e parlamentit, për t’i treguar atë që ai e quante “marrëveshje e fshehtë”. Ish-kryeministri Thaçi ofronte në letër garanci në emër të qeverisë së Kosovës se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in.”

“Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, theksonte Thaçi në atë periudhë.

Kryeministri Albin Kurti, pati paralajmëruar madje edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia”, shprehej Kurti.

Sipas Kurtit, marrëveshja e Thaçit “ka implikime kushtetuese lidhur me bartjen e sovranitetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.”

Megjithatë, as kryeministri Kurti dhe as presidentja Osmani, nuk reaguan më në lidhje me këtë marrëveshje midis Kosovës dhe NATO-s. NATO-ja është garantuese e sigurisë në Kosovë dhe vazhdon ta luajë këtë rol që nga viti 1999. Kryeministri Albin Kurti kishte publikuar sapo erdhi në pushtet atë që ai e quajti marrëveshje të fshehtë të vitit 2013, që ishte në fakt letër këmbimi midis ish-kryeministrit Thaçi dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Kurti ia kishte dërguar letrën Vjosa Osmanit, në atë kohë, kryetare e parlamentit, për t’I treguar atë që ai e quante “marrëveshje e fshehtë”. Ish-kryeministri Thaçi ofronte në letër garanci në emër të qeverisë së Kosovës se “Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in.”

“Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, deklaronte Thaçi

Kryeministri Albin Kurti, pati paralajmëruar madje edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi. “Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia,” pati deklaruar Kurti. Sipas Kurtit, marrëveshja e Thaçit “ka implikime kushtetuese lidhur me bartjen e sovranitetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.”

Megjithatë, as kryeministri Kurti dhe as presidentja Osmani, nuk reaguan më në lidhje me këtë marrëveshje midis Kosovës dhe NATO-s. NATO-ja është garantuese e sigurisë në Kosovë dhe vazhdon ta luajë këtë rol që nga viti 1999.

Ishte pikërisht kjo marrëveshje që shpëtoi situatën në veri nga përshkallëzimi si dhe fytyrën e qeverisë Kurti, pas zotimit të saj se do t’i shembte vetë barrikadat në veri./m.j

Next Post
“Kam fituar shkollën në…”/ Balerina e njohur përlotet kur sheh prindërit: Nuk jam rritur në familje të pasur

"Kam fituar shkollën në..."/ Balerina e njohur përlotet kur sheh prindërit: Nuk jam rritur në familje të pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In