Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, nuk ka qenë i prerë në përgjigjen nëse kjo parti, është e gatshme që të heqë dorë nga posti i kryeministrit në një koalicion të mundshëm paszgjedhor me LAA-në, nëse PAN-i dështon të bëjë qeverinë.Ai ka thënë se “për lëvizjen Vetëvendosje thelbësore gjithnjë ka qenë marrëveshja për programin”.
“Por votat për kandidatët për kryeministër kanë treguar se kë e do qytetari kryeministër. Albin Kurti është më i votuari në Kosovë”, ka thënë Topalli.
Kur është pyetur për idenë nëse një kandidat konsensual, ku as Kurti e as Hoti të mos ishin kryeministër, ai ka thënë të mos e ketë dëgjuar një ide të tillë.
“Do të ishte e papranueshme që këtë vullnet të qytetarëve ta shkelim për hir të ndonjë kompromisi. Zoti Kurti është kandidati më i votuar për kryeministër”, ka thënë Topalli cituar nga Koha. (b.an)