• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

by A R
30/11/2023 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Sekretar i Shtetit, ndikimi global i të cilit vazhdoi për dekada me radhë pasi ai i mbajti këto poste në administratën e presidentit Richard Nixon, vdiq në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Konektikat. Njoftimi për vdekjen u dha nga firma e tij e konsulencave e cila nuk e bëri të ditur arsyen e vdekjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton mbi jetën dhe trashëgiminë e një burri shteti amerikan me ndikim, por që ka nxitur edhe polemika.

Henry Kissinger lindi më 27 maj 1923, në Fyrth të Gjermanisë me emrin e lindjes Heinz Alfred Kissinger. Ai dhe familja e tij hebreje u arratisën në Shtetet e Bashkuara për t’u shpëtuar nazistëve.

Ai iu bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vijoi studimet në Harvard ku mori edhe doktoraturën dhe më pas u bë profesor në atë universitet.

Më 1969 presidenti Richard Nixon zgjodhi zotin Kissinger si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare. Ai u emërua më vonë edhe Sekretar i Shtetit, duke u bërë personi i parë që mbante të dyja postet në të njëjtën kohë.

Ai u bë i njohur për qasjen e tij ‘realpolitike’ të përqendruar në marrjen e vendimeve praktike diplomatike dhe jo në ato që i kanë rrënjët në një kuadër moral.

Aaron David Miller ka shërbyer për disa administrata republikane dhe demokrate, por jo nën zotin Kissinger.

“Kundërshtarët e tij vlerësojnë se ai ishte i egër dhe i pashpirt. Disa thonë, se ai duhet të vlerësohet si një kriminel lufte, në lidhje me atë që bëri lidhur me Kamboxhian dhe Laosin dhe për politikat e tij ndaj Bangladeshit në fillim të viteve ’70. Por realiteti është se ai gjithashtu ndikoi tek diplomacia në mënyra që ishin të jashtëzakonshme”, thotë Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare në Uashington.

Zoti Kissinger i mbajti sekret bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Kamboxhia dhe Laos në vitin 1969, të cilat përshkallëzuan Luftën e Vietnamit, duke mos e informuar Kongresin ose publikun amerikan për to.

Zoti Kissinger u takua gjithashtu dhjetëra herë me diplomatin dhe politikanin vietnamez, Le Duc Tho për të negociuar përfundimin e luftës, për të cilën ata të dy u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen më 1973. Zoti Le Duc Tho refuzoi të pranonte çmimin.

Zoti Kissinger bëri dy udhëtime në Kinë përpara se të shoqëronte presidentin Nixon në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Pekin në vitin 1972, për t’u takuar me udhëheqësin komunist, Mao Ce Dun.

Kjo vizitë u vlerësua si një nga triumfet e zotit Kissinger, por Jarrod Hayes nga Universiteti i Masaçusetsit, ‘Lowell’ ka një pikëpamje të ndryshme, duke thënë se ai ishte mjeshtër i krijimit të një profili të caktuar para publikut.

“Ai e ndryshoi politikën e jashtme përmes praktikës së tij të ‘diplomacisë së vajtje-ardhjeve’ duke e bërë atë interesante. Kjo i jep atij një vend të veçantë në politikën e jashtme amerikane përmes krijimit të një imazhi të caktuar. Por, përtej formës, nëse sheh nën sipërfaqe, qëndrimet e tij të politikës së jashtme nuk i kanë shërbyer edhe aq shumë Shteteve të Bashkuara”, thotë Jarod Hayes, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Masaçusetsit, ‘Lowell’.

Zoti Kissinger vazhdoi të këshillonte çdo president amerikan që nga-ish Presidenti Nixon, përveç presidenti Joe Biden, i cili nuk e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndikimi i tij për një kohë kaq të gjatë është i pashembullt, thotë profesori i historisë Michael Kimmage. Ai megjithatë nuk beson se filozofia e zotit Kissinger për ‘Realpolitik’ ka mbizotëruar në politikën e jashtme amerikane.

“Unë mendoj se ai vetë ishte i vetëdijshëm se ajo që mbizotëroi politikën e jashtme amerikane është internacionalizmi liberal i lidhur me Presidentin Woodrow Wilson, i cili themeloi Lidhjen e Kombeve dhe u angazhua në Luftën e Parë Botërore me sloganin, ‘bëje botën të sigurt për demokracinë’. Kjo është me të vërtetë tradita mbizotëruese e politikës së jashtme amerikane dhe zoti Kissinger ishte një lloj kundërshtari i kësaj”, thotë Michael Kimmage nga Universiteti Katolik Amerikan.

Ish Sekretari amerikan Henry Kissinger shkaktoi më shumë polemika në vitin 2022, kur la të kuptohej se Ukraina duhet të jetë e gatshme për të bërë lëshime territoriale për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë./VOA

Next Post
“Kanë dalë emra politikanësh”/ Artan Hoxha merret në pyetje nga policia belge: Kanë zbërthyer mijëra biseda në SKY

"Vullneti i himariotëve u deformua!"/Artan Hoxha: Mitsotakisi e provoi edhe me Britaninë, por aty...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In