• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hëngri bukë dhe pastaj vdiq”, rrëfimi i trishtë për djalin e ri që vuajti 16 orë nën rrënoja, por nuk ia doli dot!

by Java News
28/11/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kelment Çupi ishte një prej viktimave të tërmetit të së martës, i cili luftoi gjatë për të mbijetuar. Për 16 orë qëndroi i bllokuar nën beton, ndërkohë që 4 ekipe punonin për ta shpëtuar. Gjatë kësaj kohe ai komunikonte, kërkonte ndihmë.

Ekipet e shpëtimit bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por në fund 34-vjeçari nuk ia doli. Në studion e Opinion, gazetari i Tv Klan, Spartak Koka tha se Kelmenti vdiq nga gjakderdhja. Por më parë, i riu kërkoi të ushqehej dhe kështu bëri, pa e ditur ndoshta se ai do të ishte vakti i fundit për të.

“Ka luftuar për 16 orë. E kemi ndjekur për 5 orë të paktën operacionin për të, e kemi edhe kur kërkon ndihmë dhe kur 4 grupe të njësive speciale, të ushtrisë shqiptare, kosovare, RENEAS, zjarrfikëseve, nuk bënin dot asgjë”.

“Blloku i betonit ishte i vështirë në çdo anë që mund ta lëviznin, mund t’i shkaktonte vdekjen. 16 orë duke vuajtur, kanë qenë doktorët për një farë kohe që e mbanin me qetësues,e mbanin me stimulantë”.

“Ishte rrëqethëse edhe të filmojë në atë moment. Nuk bënin dot asgjë (grupet e shpëtimit). Ka ngrënë bukë dhe pastaj ka vdekur. Pasi kanë lëvizur njërin prej blloqeve dhe sipas të dhënave nga vendngjarja ka patur një rrjedhje masive të gjakut, hemorragji në krahun e djathtë të këmbës që e kishte të bllokuar. Komunikonte, fliste, ka qenë ndër të parët që ka folur, ka komunikuar”, tha Koka.

Gazetari tregoi më tej se për të shpëtuar Kelmentin një punonjës i RENEA, ndonëse i plagosur, qëndroi deri në fund për ta shpëtuar 34-vjeçarin. Kelment Cara jetonte bashkë me vëllain e tij jashtë Shqipërisë dhe kishin pak kohë që ishin kthyer.

“Një punonjës i RENEA-s i cili u plagos rreth orës 7 të mëngjesit, ka qëndruar në detyrë për ta shpëtuar. Ka refuzuar të largohet nga vendngjarja për të shpëtuar Kelmentin. Unë nuk largohem tha, do rri ta shpëtoj. Fati i keq deshi që të mos shpëtonte. Kelmenti ka humbur edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. Kelmenti bashkë me vëllain e tij jetonin jashtë, së fundmi kishin ardhur në Shqipëri”./tvklan.al

Next Post
Shtrëngata dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe ndryshim temperaturash, si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

January 22, 2026
Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

January 22, 2026
Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In