• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hendeku shqiptar i politikës: 99 me 1, asgjë në mes

by Linda Karadaku
11/10/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Sikur politika në Shqipëri të mos ndikonte aq shumë sa ndikon në gjithçka në jetën tonë të përditshme, edhe ne do ishim më mirë, edhe politika vetë do ishte më mirë. Çdo ndryshim në qeverisje sjell pa diskutim ndryshime në vendet e punës, në hierarkinë në administratë, ndryshimin e ligjeve në mënyrë shpesh radikale, probleme në çështjen e pronave, kalimin ndonjëherë nga njëri ekstrem në tjetrin, ikjen e një grupimi dhe onturazhi të tërë dhe zëvëndësimin me një tjetër deri tek pastrueset. Sjell gjithashtu ndryshimin e asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e paligjshme de facto, e asaj që është e pranueshme dhe asaj që është e papranueshme, siç është rasti i ndërtimeve me leje e pa leje, ndryshimet në komunikacionin rrugor, taksat dhe tatimet e plot të tjera si këto. E thënë më thjeshtë, qeverisja, shteti, herë mbyll një sy e herë tjetrin, siç ishte rasti i kanabisit, ku një palë mbyllte një sy për Lazaratin në kohë të vet dhe pala tjetër për zonat e tjera po në kohë të vet apo ndërtimet pa leje, që një palë mbyllte sytë dhe i lejonte ndërsa tjetra hapte syrin dhe i prishte.

Politika na dikton jetën dhe ka, për fat të keq, aftësinë që të të bëjë të mendosh dhe të ndërtosh të ardhme këtu ose të ikësh sa më parë duke mos parë dritë në fund të tunelit dhe duke thënë se të gjithë janë njësoj. Pavarësisht nga ligjërimet politike që përpiqen të orientojnë njerëzit në të tashmen, duke thënë se gjithmonë faji për këtë situatë është ose i këtij grupimi që është në pushtet, ose i atij që është në opozitë, në fakt, ky sindrom, alla-shqiptar, është akt dhe pasojë e gjithë klasës politike në këto 29 vjet, por edhe shoqërisë shqiptare, që nuk ka arritur të krijojë në periudhën post-komuniste rregulla, vlera dhe ligje afatgjata, që i qëndrojnë kohës, modernizojnë shtetin dhe shoqërinë dhe e çojnë atë përpara.

Besoj se ajo që e shkakton një mënyrë të tillë të menduari e për pasojë të sjelluri është shkëputja e klasës politike nga baza, nga qytetarët, nga jeta që bëjnë ata dhe problemet që kanë. Çuditërisht ne nuk kemi politikanë të varfër, madje as shtresë të mesme; nuk kemi zyrtarë të lartë të administratës as të varfër, as të shtresës së mesme, megjithëse rrogat e shtetit janë për të ardhur keq. Prandaj, shkëputja mes tyre dhe popullsisë bëhet hendek gjithnjë e më i madh dhe në këtë hendek hyn që nga abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni, deri tek krimi, droga, prostitucioni, çmenduria e kështu me rradhë.

 Ky lloj hendeku i lë të varfërit gjithmonë e më të varfër dhe të pasurit gjithnjë e më të pasur. Shtresë të mesme nuk ka. Kush mendon se shtresë e mesme mund të quhet ai ose ajo që marrin një rrogë të vogël shteti dhe nuk arrijnë të mbyllin muajin ose larg qoftë, të sëmuren dhe nuk arrijnë as të paguajnë shpenzimet bazike në spital, e ka gabim. Kush mendon se shumica bazike e administratës së shtetit, mësues, policë, infermierë, e kështu me rradhë, hyjnë në shtresën e mesme, me ato rroga që marrin, e ka gabim.

Për fat të keq, fjala ndërtim apo hartim politikash është nga më të përdorurat në qeverisjet shqiptare. E keqja është se sikur vërtetë të kishte pasur politika të sinqerta dhe efikase për të ndërtuar një shtet social ku diferenca midis të pasurve dhe të varfërve të mos ishte 1 përqind me 99 përqind në kurriz të varfërisë, pa asnjë shtresë shoqërore diku në mes, situata do kishte qenë ndryshe.  Dhe ne do kishim qenë ndryshe. Politika vetë do kishte qenë më njerëzore dhe trysnia shoqërore mbi të më e madhe dhe më cilësore. Do të protestonim të gjithë bashkë për ujë, drita, rrugë, cilësi në arsim dhe shëndetsi dhe jo për axhendat politike të njërit apo tjetrit. Jo për karrike pushteti, po për vete, për familjet tona dhe fëmijët që po i rrisim dhe shkollojmë këtu!

Next Post
VIDEO/ Transformimi rrënjësor i vijës bregdetare dhe Sheshit ‘Taulantia’ në Durrës

VIDEO/ Transformimi rrënjësor i vijës bregdetare dhe Sheshit 'Taulantia' në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

December 8, 2025
I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

December 8, 2025
Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

December 8, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In