• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hendeku i thellë mes ekzekutivit lokal dhe qytetarëve

by A R
01/03/2021 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma territoriale dhe administrative e vitit 2014 mund të konsiderohet në shumë drejtime si e suksesshme,por për qytetarët e Tiranës qytet,të ndarë në 11 njesi administrative është një problem më vete.

Kjo reformë zhbën përfundimisht këshillat bashkiakë të njësive administrative dhe mban vetëm një këshill bashkiak të madh duke sjellë probleme jo të vogla në përfaqësimin qytetar dhe natyrisht edhe në ngritjen e zërit,advokimin apo edhe lobimin për nisma të caktuara.

Probleme në dukje nga më banalet nuk gjejnë rrugën e zgjidhjes për shkak se mungon një forum ku mund të trajtohet,debatohet dhe të vendoset.

Kjo rëndohet edhe më shumë në momentin kur në zgjedhjet e 2019 nuk pati garë dhe numri i këshilltarëve të Bashkisë së Madhe Tiranë është i njëanshëm,i njërit krah dhe minimalisht edhe përfaqësimi qytetar është i tillë.

Shkrirja e minikëshillave bashkiakë të 11 njesive administrative të Tiranës qytet nuk mund të barazohet me shkrirjen e këshillave komunalë dhe po ashtu edhe moszgjedhja por emërimi i administratorëve të këtyre njesive nuk mund të jetë i njejtë me ato të ish komunave anembanë vendit. Një njesi administrative në Tiranë është e barabartë për nga numri i banorëve me disa qytete apo bashki të vogla të cilat kanë ruajtur këshillat bashkiakë.

Pse Përmeti me 12 mijë banorë ka këshill bashkiak dhe njesia administrative 1 në Tiranë me mbi 70 mijë banorë dhe një shtrirje gjeografike shumë të madhe nuk e ka një gjë të tillë?Pse Gramshi ka Këshill Bashkiak dhe Kryetar Bashkie të zgjedhur ndërkohë që njesia 2 në kryeqytet,disa fish më e madhe se Gramshi nuk e ka një gjë të tillë?

Europa njeh raste përjashtuese të mënyrës së administrimit të vendit.Berlini përshembull është qytet/shtet apo qytet/land dhe administrimi i tij bën përjashtim nga mënyra e administrimit dhe e qeverisjes së Landeve dhe qyteteve të tjerë.Askujt nuk i privohet marrja e mendimit,ngritja e zerit,angazhimi apo edhe nisja e nismave të vendimmarrjes popullore si referendumet apo votimet qytetare për çështje të caktuara në të mirë të komunitetit.

Në fund është populli që vendos.Këtu te ne ndodh e kundërta.Edhe një zë qytetarësh në vendimmarrje,siç duam apo nuk duam,ishin deri diku këshillat bashkiakë,ne e kishim dhe e heqim. Sidomos për Tiranën.

Duhet të pranojmë se jo çdo gjë mund të jetë perfekte me një reformë,se vjen momenti kur gabimet kuptohen dhe duhet guxim për ti korigjuar,por kurrsesi nuk duhet lënë pa folur dhe pa ngritur problemin.

Mungesa e këshillave bashkiakë në njesitë administrative të kryeqytetit krijon një hendek të thellë mes ekzekutivit lokal dhe qytetarëve.

Sepse një kryetari të emëruar nuk I kërkohet llogaria e duhur por edhe nuk ka tagrin e duhur dhe përballjen me administratën qëndrore dhe atë shtetërore.Këshillat bashkiakë janë të domosdoshëm të rikthehen në 11 njesitë administrative të kryeqytetit ose Tiranës ti mundësohet një tjetër mënyrë administrimi ,e ndryshme nga ajo e deritanishmja.

Kjo nuk ka të bëjë me kryetarin e madh të bashkisë që në farë mënyre është kryeministri i qytetit,por nga ana tjetër i jep qytetarëve zërin e munguar në vendimmarrjen që ka lidhje direkte me ta.

Porblematikat e vogla lokale,ndriçimi i munguar,shtrimi i rrugeve dhe rrugicave apo menaxhimi i hapesirave publike,nuk ka pse te menaxhohen direkt nga Bashkia qendrore sepse është mjaft e vështirë të adresohen dhe të kuptohen në rradhë të parë.

Sistemi i ndarë administrativ i Tiranës në 11 minibashki është shumë i gjetur,por mungon adresimi i qytetarëve dhe aplikimi direkt i demokracisë në terren.Qytetarëve, sidomos edhe pas zgjedhjeve të 2019,kur mungon edhe opozita në këshillat bashkiakë,u mungon përfaqësimi,zëri kundër apo edhe opozita për çështje të caktuara.

Vështirësia është edhe më e madhe në kushtet e pandemisë kur fushata zgjedhore është e kufizuar dhe sindroma e kasetave të gatshme ka përfshirë çdo medium.

Mungojnë debatet reale dhe takimet e zgjedhësit me të zgjedhurin,shpesh nuk njihen se kush janë përfqësuesit lokalë të një komuniteti të caktuar në këshillin e madh bashkiak të Tiranës.

Padyshim që ka raste edhe kur njihen këta të fundit,nëse janë personalitete të shquara në fushën e tyre të caktuar,por mungon takimi me zgjedhësit dhe qarja konkrete e halleve,sepse kjo i atribuohet dhe i rezervohet vetëm kreut të bashkisë.

Nuk ka të bëjë se cili është aktualisht në krye të bashkisë,kushdo qoftë dhe kushdo që të vijë,nëse reforma për këtë pikë nuk zhbëhet, do të mungojë përfaqësimi direkt i zërit të komunitetit dhe zgjidhja përkatëse për problemin  në fjalë.Kur është menduar të zhbëhen këshillat bashkiakë komunalë apo të njësive administrative të kryeqytetit,është menduar kursimi në rradhë të parë.Por kjo  nuk është çështje lekësh.

Kjo është në rradhë të parë çështje angazhimi qytetar.Ai që do të kërkojë të zgjidhet apo të përfaqësojë një komunitet të caktuar duhet ta mendojë si detyrë dhe jo si përfitim.Vetëm kështu do të mund të bëhet maksimumi për një komunitet të caktuar.

Ndaj sa nuk është vonë dhe nuk ka vdekur ende ajo grimë angazhimi social dhe komunitar,le të amendohet reforma administrative dhe të rikthehen minikëshillat bashkiakë në njesitë administrative të kryeqytetit.Le të zgjidhen aty personat më përfaqësues dhe të spikatur të komuniteteve përkatëse që do të jenë zëri I qytetarëve përballë administrative përkatëse bashkiake.

Vetëm kështu do të kemi një shank për zhvillimin edhe më tej të demokracive lokale,që në bazë apo në embrion.Vetëm kështu qytetarët do të ndjehen njësoj të përfaqësuar si në bazë ashtu edhe në qendër.

Next Post
“Mu duke si ajo shoqja e Beratit kur fole”/ Spiropali replika me Alimadhin: Ju s’dini akoma ça jeni. S’jemi koalicioni i ‘Shabanëve’

“Mu duke si ajo shoqja e Beratit kur fole”/ Spiropali replika me Alimadhin: Ju s’dini akoma ça jeni. S’jemi koalicioni i ‘Shabanëve’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In