• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hendeku gjinor në privat, 30,7% e grave janë jashtë forcave të punës. Ndikojnë familja dhe…

by A R
13/09/2025 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30,7 për qind e grave janë jashtë forcave të punës, kundrejt vetëm 17,7 për qind të burrave.

Gratë kanë gjithashtu 1,5 herë më shumë gjasa se burrat të kryejnë punë pa pagesë, një fenomen që shfaqet veçanërisht në bizneset familjare, bëjnë të ditur të dhënat e INSTAT-it mbi tregun e punës.

Sipas Gertjana Hasallës, eksperte për çështjet e punësimit, detyrimet familjare dhe stereotipat gjinorë mbeten faktorët kryesorë që i pengojnë gratë të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme.

“Janë të detyruara, në një mënyrë ose një tjetër, për të punuar pa pagesë ose për t’u paguar në mënyrë informale në biznese familjare. Mbi të gjitha, kjo nuk i lejon që të ndërtojnë një karrierë profesionale të qëndrueshme. Shumica prej tyre kanë një karrierë e cila luhatet në vite të ndryshme në bazë edhe të krijimit të familjes ose të lindjes së fëmijëve,” thotë ekspertja.

Hendeku gjinor bëhet edhe më i theksuar në sektorin privat.

“Në sektorin publik ka një rang të tërë pagash. Pavarësisht gjinisë, ti paguhesh njësoj. Ndërkohë në sektorin privat këto ndryshime bëhen më të dukshme. Kjo nuk është e drejtë, patjetër. Është diskriminim në vetvete. Vërejmë gjithashtu se shumica e burrave dhe djemve zënë pozicione drejtuese në këto kompani private në krahasim me kompanitë shtetërore,” tregon znj. Hasalla.

Në sektorë si bujqësia, ku dominojnë ekonomitë familjare, situata bëhet edhe më e vështirë për gratë.

“Mund të ndodhë që paguhen sigurimet për një person, që është kryefamiljari, ndërkohë anëtarët e tjerë të familjes, që punojnë në të njëjtën ekonomi familjare bujqësore, nuk sigurohen. Do të thotë se vajzat dhe gratë, për shembull, që janë pjesë e së njëjtës familje, që japin të njëjtin kontribut ose ndonjëherë edhe më të madh, nuk sigurohen dhe nuk figurojnë si të punësuara,” shpjegon ekspertja e tregut të punës.

Ekspertja sugjeron se rritja e aksesit në edukim mbetet mënyra më e mirë për të nxitur pjesëmarrjen më të gjerë të grave në tregun e punës dhe për të zbutur hendekun gjinor që ekziston aktualisht.

Next Post
Autorë të disa grabitjeve, arrestohen 2 të rinjtë në Cërrik, të dënuar edhe më parë për vjedhje

Autorë të disa grabitjeve, arrestohen 2 të rinjtë në Cërrik, të dënuar edhe më parë për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In