Sipas kёrkimeve tё njё grupi ndёrkombёtar shkencëtarёsh‚ Hemisfera Veriore duhet tё bёhet gati pёr thatёsira ekstreme çdo 20 vjet.
Thatёsira tё ngjashme kanë ndodhur kёtё vit nё Evropё‚ Amerikёn Veriore dhe Kinё.
Njё grup shkencëtarёsh klimatikë nga SHBA, BM, Franca‚ India dhe Holanda tё shoqatës ”World Weather Attribution” theksuan se kjo gjё do vazhdonte tё ndodhte pavarёsisht motit.
Mungesa e ujit‚ zjarret‚ rritja e çmimeve ishin disa nga pasojat e verёs mё tё nxehtё tё shёnuar nё Evropё.
Kёto kushte çuan nё toka shumё tё thata, veçanёrisht nё Francё‚ Gjermani dhe nё shtete tё tjera evropiane.
Kёrkimet treguan se shanset pёr thatёsira nё Evropёn Perёndimore dhe Qendrore janё katёrfishuar.
Pa ngrohjen globale‚ thatёsira qё u pa kёtё verё nё Evropё do tё kishte ndodhur njё herё nё 60 ose 80 vjet.
Shifrat pёr Hemisferёn Veriore ishin nga mё alarmantet. Ndёrkohё, qё thatёsirat tani nё Evropё priten tё ndodhin çdo 20 vjet‚ pa ngrohjen globale ato do tё kishin ndodhur vetёm njё herё nё 400 vjet. Gjithsesi ‚shkencëtarёt paralajmёruan qё tё dyja rastet nuk mund tё krahasohen nё mёnyrё direkte me njёra−tjetrёn.
/f.s