Pavioni i Hematologjisë në QSUT është kthyer në një vatër të re të koronavirusit.
Gjashtë personel mjekësor dhe një pacient rezultojnë të infektuar me Covid-19.
Personeli i prekur nga virusi është vetizoluar, me synim ndërprerjen e përhapjes së zinxhirit të infeksionit.
Sakaq në orët e fundit ka patur rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 204; Shkodër 29; Krujë 24; Kamëz 19; Durrës 10; Mat 9; Lushnje 4; Tropojë 2; Korçë 1; Librazhd 1; Mallakastër 1 dhe Lezhë 1.
g.kosovari











