Helmohet Skënderbeu, të gjithë për spital
Trajneri Mirel Josa në stërvitjen e së enjtes nuk ka pasur disa prej titullarëve të skuadrës. Pa thënë se një pjesë tjetër kanë sakrifikuar për të qenë në stërvitje. E gjithë kjo situatë sipas trajnerit Mirel Josa ka ardhur pas një helmimi në darkën e kthimit, ku ekipi ka darkuar në aeroport. Të gjithë lojtarët më kanë vënë në dijeni për gjendjen e tyre shëndetësore vetëm të enjten në mëngjes tha për “Shekullin” kryepankina korçare, një pjesë prej të cilëve nuk kanë qenë në gjendje të dalin as në stërvitje.
Më e rëndë gjendja paraqitet për Shehin, Berishën e Jashanicën. Këta dy të fundit janë parë në spitalin e qytetit juglindor për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tyre ka qenë më kritike. Në një situatë të tillë edhe Josa është tejet i shqetësuar, pasi ndeshja e dytë me moldavët pothuajse ka ardhur.
“Të shpresojmë në përmirësimin e gjendjes së tyre, ndryshe do jemi të detyruar të ndryshojmë jo vetëm grupin, por dhe mënyrën e lojës” – ka thënë ai.