Dhjetëra nxënës dhe profesorë shqiptarë janë helmuar nga një gaz i panjohur që u ka shkaktuar dhembje të mëdha nëpër trup, dhe probleme me frymëmarrjen. Incidenti ka ndodhur dje pasdite në Shkollën e Mesme Ekonomike, që ndodhet në lagjen Veri të Shkupit, që i takon komunës së Butelit. Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, njofton Zhurnal.
Momentalisht para shkollës ka prindër të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, se si është e mundur që të helmohen nxënësit shqiptarë.









