Një pianiste e re nga Rusia është gjetur pa shenja jete në tualet, në Budapest.
Elina Valiyeva, 27 vjeç, u gjet nga i dashuri i saj në tualetin e hotelit ku kishin shkuar për pushime ditën e Krishtlindjes, ndërsa kishte hyrë të bënte dush.
Mediat lokale kanë bërë me dije se dyshohet se e reja ka humbur jetën si shkak i një helmimi, ndërsa i dashuri i saj aktualisht ndodhet në spital, në pavionin e toksikologjisë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Budapestit po heton ngjarjen pasi ka dyshime se ka qenë një rrjedhje gazi në tualet që shkaktoi vdekjen e saj. /e.s/