Më shumë se 40 turistë italianë janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një prej restoranteve të Sarandës. Shenjat e para të helmimit, ata i kanë ndjerë kur po ktheheshin në hotelin ku ishin akomoduar në Durrës, te Shkëmbi i Kavajës.
Spitali Rajonal i Durrësit ka dërguar në ndihmë të tyre pesë autoambulanca. Pas dhënies së ndihmës së parë, shëndeti i tyre është përmirësuar. Policia po verifikon emrin e restorantit dhe shkaqet e helmimit të turistëve.
Shoqëruesi i turistëve në një intervistë për ‘News24’ deklaroi se kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në 23 shtator në qytetin e Sarandës nga Greqia, pasi kishin vizituar rajonin e Selanikut.









