• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helmohen 18 persona në Fier, mes tyre edhe fëmijë. Mjekët zbulojnë arsyen

by Java News
06/06/2017 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumimi i bathës çon në spital 18 veta në Fier.

Sipas mjekëve, vetëm në ditët e fundit janë regjistruar gjashtë raste, ku pacientët janë paraqitur me simptoma të helmimit, të tilla si të vjella, diarre e këputje.

Madje dy prej pacientëve mësohet se janë paraqitur në gjendje të rëndë dhe ndodhen edhe në reanimacion. Pas shtimit të rasteve në ditët e fundit, mjekët kanë dhënë alarmin duke bërë thirrje për kujdes në konsumin e bathëve.

“Në muajt prill dhe maj janë paraqitur në spital 12 persona të moshave të ndryshme nga 5 deri në 65 vjeç, të cilët janë helmuar nga konsumimi i bathës. Disa prej pacienteve kanë qenë në gjendje të rëndë.

Por prej një jave rastet janë shtuar dhe paraqiten për ndihmë mjekësore çdo ditë një apo dy persona me shenja të helmimit nga bathët”, thanë mjekët. Sipas bluzave të bardha, pacientët vijnë me simptoma të dukshme të helmimit.

Pasi janë pyetur për ushqimet e konsumuara në 24 orët e fundit, përgjigjja ka qenë e njëjtë për të gjithë: Bima e bathës. “Kanë pasur shenjat e helmimit, siç janë marrje mendsh, të vjella e në disa raste diarre, shoqëruar nga këputje trupi.

Kjo gjendje i dehidraton dhe u shkakton dobësim total të imunitetit. Rastet e fundit që janë shtuar janë tregues se batha po konsumohet në masë, duke qenë se është në sezonin e saj.

Pacientët na kanë treguar se ushqimi që kanë konsumuar para se t’u shfaqeshin shenjat e helmimit, ka qenë pikërisht batha”, shprehen mjekë të Fierit, të cilët kanë trajtuar në ditët e fundit disa raste të pacientëve të helmuar për të njëjtin shkak. Ndërkohë, mësohet se grupmoshat e prekura janë nga 5 deri në 65 vjeç.

Madje tre prej tyre, që kanë qenë fëmijë 5-10 vjeç, kanë treguar se i kanë konsumuar të pagatuara, siç i kanë këputur nga bima. Konsumi i bathës në këtë mënyrë, rrit edhe më shumë rrezikun e helmimit. Sipas mjekëve, rastet në fjalë janë më të përhapura në zonat rurale të Fierit e Mallakastrës.

Ata e shpjegojnë këtë me faktin se kjo bimë lëshon shumë toksina. Por nuk përjashtohet as mundësia e pesticideve që mund të jenë përdorur në masë të tepruar para se ato të konsumoheshin. Bluzat e bardha të Fierit, nisur nga kjo situatë e ditëve të fundit, thonë që të kihet kujdes me konsumimin e bathës, shkruan Panorama.

“Edhe nëse i konsumojnë ato, duhet që para gatimit t’i ziejnë e t’u derdhin ujin disa herë dhe pas kësaj t’i gatuajnë në sasi të vogla. Edhe konsumi në sasi të mëdha, më shumë se 100 gramë, bëhet rrezik për konsumatorin. Batha është e aftë të stimulojë aneminë”, u shpreh një nga mjekët në spitalin e Fierit.

Bima barishtore njëvjeçare, me gjethe pak të trasha, me lule të bardha në manushaqe e me një pikë të errët në petla, mbillet për të pasuruar tokën me azot, por edhe për bishtajat e kokrrat që përdoren për ushqim./a.ç

Next Post
Terroristi i Londrës, si u la i lirë 22-vjeçari që u kap në Itali teksa udhëtonte drejt Sirisë

Terroristi i Londrës, si u la i lirë 22-vjeçari që u kap në Itali teksa udhëtonte drejt Sirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In