• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helmimi në mitingun e PD policia dhe prokuroria me pista të ndryshme

by A R
29/05/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit dyshon se në ngjarjen e bulevardit, ku u dëmtuan 146 tubues është kryer vepra penale e ndotjes së ajrit, për të cilën parashikohet dënimi me burgim 10 vjet atëherë kur janë shkaktuar pasoja në shëndetin e njerëzve.

Në dosjen e referuar pranë Prokurorisë së Tiranës, policia thotë se në përfundim të aktivitetit elektoral të PD për zgjedhjet parlamentare 2017, 20 pjesëmarrës në të u regjistruan në kartela për ndihmë mjekësore, me simptomat e skuqjes së fytyrës, syve dhe qafës.

Të tjerët janë paraqitur në spital për këshillim mjekësor, duke e çuar numrin e të dëmtuarve në 146. Por ndërsa policia referon në dosje si shkaktare të dëmeve në shëndetin e njerëzve prozhektorët e përdorur për ndriçim, prokuroria ka një këndvështrim krejt tjetër për ngjarjen.

Burime konfidenciale thonë se prokuroria do ta regjistrojë dosjen për një vepër tjetër, që i përket kapitullit të veprave që prekin zgjedhjet e lira. Prokuroria dyshon se, duke penguar një subjekt të zhvillojë rregullisht aktivitetin është konsumuar neni 325.

Në këtë mënyrë hetuesit ndahen për ngarjen në bulevard, pasi sipas burimeve të prokurorisë, për të dalë në konkluzionin nëse ishin apo jo prozhektorët shkaktarët duhen pritur dy analiza shumë të rëndësishme për hetimin.

E para ka lidhje me analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar nëse këta shtetas janë helmuar me ndonjë substancë tjetër. Analiza tjetër ka lidhje me përgjigjet që do të sjellë Ministria e Mbrojtjes pas ekspertizës së kimistëve të ushtrisë edhe të veshjeve të të dëmtuarve.

Ndërsa në hetime është përfshirë edhe Antiterrori, policia ka sekuestruar dy prozhektorë të kompanisë që siguronte ndriçimin e mitingut. Por avokati i kompanisë thotë se të njëjtët ndriçues janë përdorur edhe në mitingje të tjera dhe nuk janë shkaktuar dëme.

“I ka ardhur një dëm i pariparueshëm biznesit tonë. Jo vetëm do kërkojmë heqjen e sekuestros, por edhe dëmshpërbilm për gjitha pasojat që po i vijnë nga ndërprerja e zhvillimit normal të aktivitetit. Këta janë prozhektorë të modelit të fundit dhe nuk kanë shfaqur asnjëherë probleme, asnjë subjekt ku i kemi përdorur nuk ka raportuar probleme. Aktualisht janë 11 prozhektorë që janë përdorur në eventin e PD, por dy prej tyre janë skeuestruar të tjerët na thonë që janë bllokuar”, deklaron Ilir Kadiu raporton TCH./a.m.

Next Post

FOTO/ Skena e pahijshme 'hot' e njërës prej femrave të familjes Kardashian...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In