• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helmimi i qytetarëve në Deçan/ Ministri i Shëndetësisë: Presim analizat nga jashtë. Është ulur fluksi i pacientëve

by Java News
15/07/2021 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të enjten se është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan, me simptoma të helmimit.

Pas një vizite që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ai ka thënë se autoritetet janë në pritje të disa rezultateve shtesë, për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar helmimin.

“Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë të rezultateve tjera po i presim, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bateriale, dhe një pjesë e mostrave tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike”, ka deklaruar ai.

Helmimi masiv në Deçan, gjatë fundjavës, ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mbi 1,500 persona, ndërsa qindra prej tyre i kanë simptomat e njëjta të helmimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet në laborator duhet të vazhdojnë dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”, ka përsëritur të enjten gjetjet e IKSHPK-së, duke thënë se mostrat e analizave rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalë në kufijtë e lejuar, në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

Ky institucion ka kërkuar që testohen edhe disa mostra të ujit nga bunaret, që banorët posedojnë në atë zonë, për të shmangur dilemat eventuale./rel

g.kosovari

Next Post
“Basha ka dështuar”/ Fatbardh Kadilli: Nuk mund të ndodhë që PD të jetë në ngërç me SHBA e BE

“Akuza për përfitime financiare e bashkëpunim me Ramën”/ Kadilli sulmon Bashën: Duhet të japë llogari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In