Mbi një milionë euro mund t’i kushtojë Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave një vendim i marrë nga kryesuesi ligjor për licencim. Ky i fundit, pak ditë pas nënshkrimit të vendimit, ia kishte hequr licencën kompanisë “Railtrans”, raporton KTV.
Drejtues të kësaj kompanie kanë thënë se një veprim i tillë e ka dëmtuar tej mase një prej aktiviteteve të kësaj kompanie që merret me transport ndërkombëtar të mallrave. Drejtori i kësaj kompanie i ka thënë KTV-së se e ka mirëpritur një vendim të marrë nga Prokuroria Speciale.