• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hekurudha e shpejtësisë se lartë Xhakartë – Bandung, i jep më shumë hapsirë bashkëpunimit kino-indonezian

by Java News
27/07/2022 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të korrikut filloi puna për shtrirjen e shinave në linjën kryesore të hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung në Indonezi, gjë që shënon hedhjen e një hapi të vendosur të këtij projekti simbol të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të bashkëpunimit pragmatik ndërmjet Kinës dhe Indonezisë.

Hekurudha, me një shpejtësi të projektuar prej 350 km për orë dhe që po ndërtohet me teknologji kineze, do ta përgjysmojë kohën e udhëtimit midis Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, dhe Bandung-ut, qytetit të katërt më të madh të vendit, nga mbi tre orë në afro 40 minuta.

Gjatë takimit të martën me presidentin e Indonezisë Joko Widodo në Pekin, presidenti i Kinës Xi Jinping shprehu shpresën se projektet kryesore të bashkëpunimit dypalësh, përfshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, do të zhvillohen normalisht. Ndërkohë, Widodo e quajti këtë hekurudhë një tjetër gur kilometrik të miqësisë dypalëshe.

“Kina dhe Indonezia janë në faza të ngjashme zhvillimi, kanë interesa të ndërthurur, ndjekin filozofi e rrugë të ngjashme zhvillimi dhe kanë një të ardhme të lidhur ngushtë,” theksoi Xi, duke shtuar se ndërtimi i një bashkësie me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës e Indonezisë është aspirata dhe shpresa e përbashkët e të dy popujve.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira kino-indoneziane janë jo vetëm në dobi të interesave të përbashkët afatgjatë të të dy vendeve, por edhe kanë ndikim të gjerë dhe pozitiv për rajonin dhe mbarë botën.

Widodo është i pari kryetar shteti i huaj që viziton Kinën pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Kina është ndalesa e parë e turneut të tij të parë në Azinë Lindore qysh prej shpërthimit të pandemisë.

Presidenti Xi përmendi gjatë takimit se marrëdhëniet dypalëshe kanë treguar qëndrueshmëri dhe gjallëri të madhe vitet e fundit. Kina vazhdoi të ishte partnerja më e madhe tregtare e Indonezisë në vitin 2021. Sipas të dhënave statistikore të doganave të Kinës, vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar pati një vlerë prej 124.3 miliardë dollarësh amerikanë, me një rritje 58.4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Projektet kryesore të bashkëpunimit, përfshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, programin e parqeve binjake të të dy vendeve dhe Korridorët e Përgjithshëm Ekonomikë Rajonalë, pasqyrojnë ndërlidhshmërinë e nivelit të lartë ndërmjet nismës “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë kombëtare të Indonezisë. Këto projekte bashkëpunimi do të sjellin përfitime të përbashkëta për mëkëmbjen ekonomike të vendit dhe të rajonit.

Bashkëpunimi lidhur me vaksinat është bërë një pikë e re e spikatur në marrëdhëniet dypalëshe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Duke vënë në dukje se Kina e Indonezia janë shembull i vendeve të mëdha në zhvillim që kërkojnë të forcohen nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, Xi i tha Widodo-s se pala kineze dëshiron të krijojë më shumë pika të reja rritjeje me Indonezinë, si në ekonominë digjitale dhe zhvillimin e gjelbër. Azia kontribuon për qeverisjen globale Duke filluar nga qershori, disa forume e konferenca ekonomike rajonale e globale të nivelit të lartë janë zhvilluar ose do të zhvillohen në vendet aziatike, përfshirë Kinën e Indonezinë, që do të kontribuojnë për forcimin e rolit të Azisë në qeverisjen globale. Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje të martën të dy vendeve të kenë solidaritet të përbashkët, të përmbushin përgjegjësitë e tyre si vende të mëdha në zhvillim, të ndjekin multilateralizmin e vërtetë, t’i përmbahen rajonalizmit të hapur dhe të kontribuojnë për zhvillimin e qeverisjes globale me mençurinë orientale. Në qershor Kina organizoi Samitin e BRICS-it, ndërsa në nëntor Indonezia pritet të zhvillojë Samitin e G20-s. Ndërkohë, Kamboxhia do të drejtojë Samitin e ASEAN-it dhe Tajlanda do të jetë mikpritëse e Samitit të Drejtuesve Ekonomikë të APEK-ut. Përballë një situate të turbullt ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare shpreson që Azia, ekonomia më e madhe kontinentale me afro 40 për qind të PBB-së së botës, të luajë një rol drejtues në nxitjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon dhe në mbarë botën.

Next Post
“I.M bashkëpunëtor i Sigurimit/ Alibeaj pas takimit me Nikollën: Duam standarde jo emra, refuzova të njihem me detajet e dosjes

“I.M bashkëpunëtor i Sigurimit/ Alibeaj pas takimit me Nikollën: Duam standarde jo emra, refuzova të njihem me detajet e dosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In