• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hej Broja, mos e digj veten! Nuk i përket vetëm vetes, je shpresa e Shqipërisë

by Mustafa Nano
10/10/2021 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Nuk e dija që Armando Broja kishte pasur një problem fizik, për shkak të të cilit nuk ishte i këshillueshëm aktivizimi i tij që në fillim të ndeshjes, dhe gjatë gjithë kohës (deri në çastin që Broja hyri në fushë) po mendoja keq për Edy Reja-n.

“Si e ka hallin ky njeri?” thosha për të. “Çfarë di ai që ne të tjerët nuk e dimë? Mos vallë Broja ka qenë thjesht me fat që ka nxjerrë dy ndeshje të bukura, e që ka shënuar po aq gola, dhe në të vërtetë është një lojtar i zakonshëm?” Në favor të rezervave (të supozuara) të Reja-s për Brojën fliste edhe fakti që një trajner tjetër, Ralph Hasenhuttl-i i Southampton-it, ka të njëjtat rezerva. Nuk e fut asnjëherë në fushë si titullar. Dhe kështu, puqja e qëndrimeve të dy ekspertëve të futbollit, të cilët punojnë në vijimësi me Brojën, do duhej të më bënte të mendoja se lojtarit tonë nuk i hahet haku, se nuk ka ndonjë përbetim kundër tij.

Por prapëseprapë nuk arrija të gjeja paqe. Ndonjëherë, në mënyrë budallaqe, më thoshte mendja se këta dy zotërinj duhet të kenë ndonjë paragjykim të natyrës jo futbollistike ndaj Armando Brojës, por të shumtën e kohës i mbush mendjen vetes se “ka diçka që të dyve u ikën sysh, nuk arrijnë ta pikasin”, apo se “kushedi se ç’skaramancí anti-Broja-ne besojnë”.

Edhe Mourinho nuk arriti të shihte te Luke Shaw atë që ne të gjithë (edhe Mourinho vetë) pamë më pas në Europianin e fundit. Shkurt, trajnerët, edhe ata më të mëdhenjtë, gabojnë në vlerësimin e lojtarëve të tyre.

Secili prej tyre ka fiksimet e parapëlqimet e veta, burimin e të cilave s’e ka për gjë ta kërkojë kotmëkot te arsyeja e kulluar. Ne të gjithë këtë bëjmë në jetë, apo jo? S’e kemi për gjë ta shfajësojmë veten për zgjedhjet e gabuara. Jemi të talentuar për këtë. Ndoshta ky është më i madhi talent që kemi (ne, soji i njerëzve).

Mirëpo, pas ndeshjes mora vesh se Edy Reja nuk e kishte futur Armando Brojën në formacionin e parë për shkak të pasigurisë lidhur me një dëmtim të tijin, prej të cilit nuk e kish marrë veten plotësisht. Dhe u lehtësova.

Sikur të mos ishte kjo, Reja rrezikonte të më dilte nga zemra një herë e mirë. Se, si mund të lihet në stol një si Broja? Ok, ne kemi Manajn, Cikalleshin, Uzunin, Balajn, të cilët nuk janë dosido e të cilët e kanë treguar veten në kohë “të acarta”, por Armando Broja është i një race tjetër.

Ai mund të shkojë dëm si lojtar (m’u thaftë goja!), dhe kjo mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, p.sh. mund të jetë i pamenaxhueshëm karakterialisht, mund të jetë fizikisht i brishtë, mund të jetë i pafat, apo ku di unë çfarë tjetër, por sot për sot, me çfarë po shohim, përveçse është një premtim i madh për futbollin shqiptar (dua të besoj se më në fund do ta kemi edhe ne një futbollist të madh), është gjithashtu edhe një prej yjeve të ardhshëm të futbollit europian.

Hej Broja, mos e ço veten dëm! Ti nuk i përket më vetëm vetes. Na përket të gjithëve.

Po mendoni se ky i imi është një shpërthim emocional, e kaq? Ok, puna juaj se si mendoni. Nuk janë vetëm 2-3 gola të tij që më bëjnë të besoj te këto që thashë.

Është mënyra se si luan, se si vendoset në fushë, se si luan pa top, se si vrapon, se si e kontrollon topin, se si e lëshon përpara, se si driblon, se si merr nishan portën, pa larguar nga koni i shikimit shokët që mund të ketë aty pranë, etj., etj. Unë jam një fan i tij. Forever!

Next Post
Brezi i arsimit pandemik/ Çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët

Brezi i arsimit pandemik/ Çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Broja dhe triumfi shqiptar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

February 4, 2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT me probleme të frymëmarrjes, mjekët japin detaje

February 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kënga e Sprasme e Saljanjit

February 4, 2026
Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

February 4, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

February 4, 2026

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In