• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, a do të amnistohet?

by Java News
29/12/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Kosovës, një grup deputetësh ka marrë nismën, që përmes mbledhjes së nënshkrime, të kërkohet amnistimi i të gjithë deputetëve të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Janë 15 zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë deputetë dhe ministra, ndaj të cilëve ka procedura gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. Aktualisht procesi gjyqësor po zhvillohet vetëm ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por në listën e atyre që kanë hedhur gaz lotsjellës ka edhe deputetë apo zyrtarë të lartë qeveritarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se iniciativa është në proces dhe pritet të përfundojë gjatë janarit, kur pritet të rinisë punën Kuvendi i Kosovës.

“Iniciativa për amnistimin e deputetëve është marrë në Kuvend është protokolluar në Sekretarinë e Kuvendit, në mënyrë që të vazhdojmë më tutje dhe të kryhet ky proces sepse kemi të bëjmë me veprime krejtësisht politike, prandaj është e pakuptimtë që deputetët e Parlamentit të Kosovës të trajtohen në mënyrën e tillë çfarë ka ndodhur deri tani”, tha Isufi.

Ai shpreh bindjen se amnistimi i deputetëve është i mundur, pasi që, siç thotë ai, veprimet e deputetëve kanë qenë për të ndaluar marrëveshjet të cilat e kanë dëmtuar interesin e vendit, si ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

“Deputetët janë të vetëdijshëm për rolin e tyre, prandaj trajtimi me burgosje, me gjykime dhe veprime të tilla, e ulë imazhin e Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu jep një imazh të keq Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare, duke pasur parasysh se është shkelje e demokracisë në vend”, tha Isufi.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci, mendon se amnistimi i deputetëve të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend është i mundur, në rast se bëhet ndonjë ndryshim ligjor në legjislacionin aktual.

“Është evidente se deputetët e kanë përdorur gazin si mjet për realizimin e qëllimeve politike. Është kompetencë e gjykatës që të vendosë se a ka apo jo elemente të veprës penale. Unë e kam kuptuar se disa deputetë e kanë ndërmarrë një iniciativë për krijimin e një ligji për amnistimin e këtyre deputetëve. Nëse arrihen votat për këtë ligj, sigurisht që do të amnistohen”, tha Koci.

Pikërisht në lidhje me rastet që ndërlidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, kanë nisur edhe proceset e para gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Dy prej tyre, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë mbajtur edhe në paraburgim. Por, ata janë liruar të premten, pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë.

Aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupim, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Në dhjetor të vitit 2015, por edhe gjatë seancave të tjera pasuese plenare, deputetët e opozitës, që në atë kohë u takonin subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit të Kosovës. Zeri.info

Next Post
Kryemadhi: Koha e batutave të Ramës ka ikur, s’është modern sa kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës

Kryemadhi: Koha e batutave të Ramës ka ikur, s'është modern sa kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In