Nikoll Lesi ka komentuar protestën e radhës të SaIi Berishës dhe Ilir Metës, ku nuk mungojne notat e talljes dhe ironise me ‘revolucionin’ e shumepremtuar te tyre.
“Edhe sot asgjë e re nga fronti i opozitës.
Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”.
Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.
Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.
Ikin edhe protestuesit.
Të gjithë të kënaqur dhe thonë për t’i bër qejfin njeri-tjetrit: E rrëzuam kryeministrin”, shkruan ai./m.j











