Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e banorëve per pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, duke lënë kështu vijimin e punës.
Shoqata ‘Toka’ dhe banorët e komunës Margegaj të Tropojës, kërkuan pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve, pasi sipas tyre kishin shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Gjykata kishte vendosur që të ndaloheshin përkohësisht punimet, pasi sipas saj nuk i duhej mohuar e drejta e banorëve dhe çështja duhet të shihej në themel.
a.ç