• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

HEC-i i “Kalivaçit”, qeveria shpall fituesin

by A R
29/10/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsorciumi i kompanisë turke “Ayen Enerji” me atë shqiptare “Fusha” është shpallur fitues për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ka shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të hidrocentralit që kushton 125.3 milionë euro.

Në tenderin ndërkombëtar u paraqitën tre ofertues, shoqëria “Doko Sh.p.k.”, bashkimi i kompanive “Gener 2” dhe “Favina”, si dhe konsorciumi i kompanisë turke “Ayen Enerji” me atë shqiptare “Fusha Sh.p.k.”.  Pas hapjes së ofertave, ministria ka shpallur fitues pikërisht konsorciumin “Ayen Enerji”-“Fusha”.

Ndërtimi i hidrocentralit në lumin e Vjosës do të zgjasë dy vite e gjysmë. Ai do të ketë një fuqi të instaluar prej 120 megash dhe do të prodhojë 366.6 milionë kilovat/orë energji në vit.

Ndërtimi i HEC-it të Kalivaçit nisi 20 vite më parë përmes koncesionit nga një kompani italiane. Por projekti nuk u realizua. Vitin e kaluar, shteti shqiptar vendosi ta rihapë tenderin për hidrocentralin.

Në procedurën konkuruese, ministria thotë se ka vendosur kritere specifike të vlerësimit të ofertave më qëllim minimizimin e impaktit mjedisor për përmirësimin e projektit të mëparshëm, duke marrë në konsideratë vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga grupe të ndryshme interesi.

Po ashtu, sipas MIE-s ju kushtua rëndësi e veçantë aspekteve të impaktit në mjedis të projektit, si në drejtim të sipërfaqes që do të preket duke synuar zvogëlimin e saj, ashtu dhe në planifikimin e masave për uljen e impaktit në rrjedhën ujore, duke planifikuar ndërtimin e rrugëkalimit për peshqit me anë të një Bypass-i të posaçëm.

Next Post
Ish i dashuri i Adelës thyen heshtjen: Më fal për çdo gjë…

Ish i dashuri i Adelës thyen heshtjen: Më fal për çdo gjë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In