HEC-i i Skavicës/ Konfindustria: Projekt me përfitim ekonomik, i mirëpritur financimi nga buxheti

Konfindustria mendon se Projekti i ndërtimit të HEC-it të Skavicës është me përfitim ekonomik, kurse financimi nga buxheti eshte më mirë se PPP-të, sipas tyre.

Skavica

Konfindustria ka mbështetur nismën e qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, me financim publik.

Përmes një njoftimi për mediat, administratori Gjergj Buxhuku thotë se projekti i këtij HEC-i është me përfitim ekonomik dhe rikthim të sigurt të investimit.

Duke qenë se ndërtimi shtrihet në disa vite, konfindustria gjykon se financimi me 600 milionë dollarë mund të garantohet nga buxheti i shtetit, ndonëse vendi vuan pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Corona Virus.

Me këtë rast, vlerësohet se financimi publik duhet shtrirë edhe në sektorë të tjerë strategjikë.

“Kjo mënyrë është e mirëpritur si alternativë më efektive në krahasim me projektet problematike dhe me mundësi të larta korrupsioni dhe subjektivizmi si PPP/partneritetit publik-privat, koncesionet, etj. të përdorura në shumicë deri tani”, thotë Konfindustria. Ajo shton se investime të kësaj natyre zbusin pasojat e krizave ekonomike. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com