• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HEC-et në Valbonë, Gjykata e Apelit ndalon punimet

by A R
18/06/2018 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, më 6 qershor vendosi të ndalojë menjëherë të gjitha punimet në tre hidrocentrale që po ndërtohen nga Dragobia Energy në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Ky vendim duhet të mbetet në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë së ngritur nga organizata joqeveritare TOKA dhe 27 banorë lokalë, me mbështetjen e WWF-it, kundër Këshillit Kombëtar Territorial (KKT) të Shqipërisë, dhe e cila mund të zgjasë disa muaj ose vite në varësi të procesit të ankesave. 

Vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për të lejuar vazhdimin e punës përkundër rastit në gjykatë. Urdhëri për ndalim fillimisht ishte kërkuar në janar 2018, si pjesë e një padie kundër KKT-së të Shqipërisë mbi vendimin e tyre në nëntor 2017 për të lëshuar projektit një leje të re ndërtimi. Paditësit argumentuan se leja e re ishte qartazi e paligjshme, pasi që Ligji për Zonat e Mbrojtura ishte ndryshuar në qershor 2017 ku ligji i ri i shpallte të paligjshëm gjitha ndërtimet e HEC-eve në Parqet Kombëtare. Leja fillestare e ndërtimit të projekteve skadoi në maj të vitit 2017. Sipas ligjit shqiptar, duhet të jepet një urdhër ndalimi për punë në të gjitha rastet kur “dëmi i pakthyeshëm mjedisor mund të ndodhë gjatë periudhës së procesit gjyqësor”. Ky vendim përcakton një precedent të rëndësishëm në Shqipëri për rastet me rrezik të madh për dëmtimin e ekosistemeve dhe tregon se mbrojtja e mjedisit po ecën ngadalë drejt agjendave kryesore. 

WWF-i organizatë joqeveritare ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës ka qenë e pranishme në Luginën e Valbonës që nga viti 2016, duke mbështetur komunitetin lokal në luftën e tyre për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm nga i cili të jenë në gjendje të mbajnë mirëqenien e tyre. Kjo mbështetje përfshin gjithashtu përkrahje financiare dhe me eksperte për OJQ-ne lokale TOKA dhe 27 banorët në luftën e tyre ligjore. Ata kanë ngritur padi në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në maj 2017 (aktualisht në pritje të ankesave) dhe kundër Këshillit Kombëtar Territorial në nëntor 2017.

Nuk ka qartësi edhe sa HEC-e tjerë janë planifikuar të ndërtohen në lumin Valbona. Duke u bazuar në dokumentet publike për informim, koncesionet janë dhënë edhe për 11 HEC-ë tjerë.  

Lejet mjedisore për ndërtimin e këtyre tre HEC-ëve janë të bazuara në një vlerësim shumë të dobët të ndikimit në mjedis, dhe po ashtu ju ka kaluar afati në vitin 2015. Të gjitha proceset e koncesionit kanë qenë shumë jo-transparente, dhe kanë treguar jo-konsideratë për mirëqenien e popullatës lokale. Si dhe kanë dështuar që në Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të theksojne se po ndërtohen në zonë të mbrojtur të Kategorisë II IUCN. Procesi jo-transparent për konsultimet publike janë në ndesh direkt me Konventën Aarhus, konventë e cila rregullon Qasjen në Informata, Pjesëmarrjen Publike në Vendim-marrje dhe Qasje në Drejtësi për Çështjet e Mjedisit, dhe Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para nënshkruese të kësaj konvente në vitin 2001./a.m.

Next Post
A do ngrihet kullë te Teatri? Përgjigjet Rama

Arkitektët dhe inxhinierët: Godina e Teatrit duhet rindertuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In