Ministria e Energjisë ka reaguar pas skandalit për ndërtimin e tre HEC-eve në Osum. Ajo thotë se është gati të prishë kontratën e tyre, nëse Ministria e Mjedisit do të konstatojë parregullsi dhe do të revokuojë lejen për ndërtimin e këtyre HEC-eve. Per kete qellim eshte ngritur edhe nje grup pune i perbashket mes Energjitikes dhe Mjedisit ne nivel teknik, per te shqyrtuar kete rast.
“Ministria e Infrastruktures dhe Energjise eshte ne komunikim te vazhdueshem me Ministrine e Mjedisit dhe Turizmit nga e cila ka kerkuar verifikimin e lejes mjedisore te leshuar nga ky institucion.
Ne momentin qe Ministria e Mjedisit do te konstatoje parregullsi ne lejen e leshuar nga ky institucion dhe do kryeje revokimin e kesaj leje, Ministria e Infrastruktures dhe Energjise mund te filloje procedurat per prishjen e kontrates bazuar mbi legjislacionin perkates.
Ne funksion te shqyrtimit te ketij rasti, Ministria e Infrastruktures ka shprehur gatishmerine per krijimin e nje grupi te perbashket pune ne nivel teknik mes dy ministrive”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Energjisë.
Sipas një vendimi paraprak, njoftohet se kanë nisur hetimet për dhënien e lejeve pasi sipas të dhënave, Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Lefter Kokës ka dhene koordinata te pasakta ku do të implentoheshin projektet. Ndërtimi i tre hidrocentraleve në Bigas dhe Veleshnje, pritet të asgjesojnë të gjithë industrinë e turizmit në atë zonë mjaft të vizituar.