Ministri i Transportit dhe Infrastruktës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri Stojan Karajanov. Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes 2 vendeve, për projektet e infrastrukturës.
Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standarti të përbashkët për “Rrugën e Arbrit” mes 2 vendeve. Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve, si dhe për gjallërimin e shwrbimit hekurudhor midis Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë.
Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor.