Gjatë një konference të përbashkët me Shoqatën e Taksive, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka folur në lidhje me koncensionin e rrugës së Kombit.
Sipas tij, dy kompani janë duke u vlerësuar për të marrë menaxhimmin në fjalë, ndërsa Haxhinasto është shprehur se tarifa për të kaluar do të jetë nën 5 euro.
Rruga e Kombit, e cila u ka kushtuar shqiptarëve qindra-milionë euro dhe që nuk ka përfunduar ende tërësisht, duket se do vazhdojë t’u marrë para taksapaguesve, por në një forme tjetër. (javanews.al / a.r)