• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Haxhinasto-Bulc: Po përgatisim projekte për segmentet e rrjetit hekurudhor

by A R
23/04/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës rajonale mbi planin e investimeve në infrastrukturë, që u mbajt në Slloveni, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, pati dhe një takim me Eurokomisioneren për Transportit Violeta Bulc.

Ministri Haxhinasto e njohu komisioneren Bulc, me punën që pala shqiptare ka bërë për rrjetin kombëtar dhe atë atë rajonal.

Ministri Haxhinasto, tha se pala shqiptare është  duke planifikuar gjithë projektet e infrastrukturës, dhe duke i pergatitur ato për financim. “Po kooperojmë me kolegët në rajon për të intensifikuar punën për projektet e përbashkëta me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi”.

Haxhinasto, tha se Shqipëria ka alokuar fonde ndër vite në rrjetin kryesor, dhe sot janë rreth 100 ml. euro duke u investuar në projekte të aksit Veri-Jug. Por pavarërisht kësaj duhen rreth 850 milion euro, për të përfunduar korridorin Adriatiko Jonian.

Përgjatë korridoreve kryesore, po përgatisim si projekte të financueshme edhe segmentet kryesore të rrjetit hekurudhor. Së shpejti do  jetë gati segmenti Tiranë- Rinas- Durrës, më tej në listë janë Durrës Kufiri me Maqedoninë, Durrës- Mal i Zi, dhe Lidhja hekurudhore me Greqinë.

Duke vlerësuar sigurinë rrugore si një element të rëndësishëm, Haxhinasto tha se Qeveria Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me bazë performance për 1300 km të rrjetit kryesor rrugor, që do të financohet së bashku me Banken Botërore.

Haxhinasto, u ndal edhe te modeli që po aplikohet në kufirin me Malin e Zi, “një ndalesë një shërbim” për ta zgjeruar edhe më tej, çfarë do të përgjysmojë kostot dhe reduktojë proçedurat e kalimit të kufirit.

Me tej Haxhinasto, shtroi nevojën për rritjen e financimeve nga BE-ja. Ai shtroi mundësinë për dhënien nga BE, të garancive që zëvëndësojnë garancitë sovrane të vendeve që marrin kredi, si pasojë e hapsirës së vogël fiskale të tyre. Bulc u angazhua në vleresimin me më shumë vëmendje të këtij modeli.

Nga ana e saj komisionerja Bulc, vlerësoi rolin dhe angazhimin e Shqipërisë. Ajo dha mbështetje maksimale për nismën “one stop shop”, si dhe kërkoi nisjen e një letre edhe komisionerit për zgjerim Johannes Hahn, për ta mbështetur atë.

Violeta Bulc, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një nga vendet me aktive në bashkepunimin rajonal në këtë sektor dhe gatishmërinë e saj për të përfunduar sa më shpejt “Traktatin e Komunitetit të Transportit” mes vendeve të rajonit, që do të sjellë një nivel të ri evropian mes gjithë vendeve.

Gjate punimeve të konferencës, Ministri Haxhinasto pati bisedime për çështjet dypalëshe edhe me Ministrin e Transporti të Kosovës Lutfi Zharku, Ministrin e Transportit të Sllovenisë Peter Gaspersic, Ministrin e Transportit të Greqisë Christos Spirtzis, dhe atë të Malit te Zi Ivan Brajovic.

Next Post

Sezoni katastrofik, Fabregas: Kam harruar të luaj futboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In