• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasimja: Kjo është partia e re që mund të marrë mandat në parlament

by A R
17/01/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Ermal Hasimja në një lidhje me edicioni Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të moderuar nga Melisa Mehmetaj ka folur për zggjedhjet e 11 majit por edhe për votën e emigrantëve, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Hasimja tha se për të folur për votën e emigrantëve ëhstë ende herët për të folur dhe se duhet pritur deri ën fund.

Sa i përket pyetjes se cila parti mund të bëjë surprizën në zgjedhjet e 11 majit, Hasimja veçoi partinë Mundësia dhe Djathtas 1912.

Hasimja tha se Mundësia duket më e organizuuar dhe mund të marrë mandat në Tiranë.

Pjes ënga intervista:

Melisa Mehmetaj: Emigrantët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e pranverës, cila do të jetë pesha e tyre sipas jush në këtë proces ?

Hasimja: Është pak e vështirë për ta parashikuar, Fillimi nuk është i keq, por duhet pritur deri në fund. Ka një afat gozha të bollshëm, do të shohim në fund se si do të jetë, nisja duket mirë.

Melisa Mehmetaj: Një grup partish të vogla, disa prej te cilave të dala nga gjiri i Partisë Demokratike do të masin forcat përballë të mëdhenjëve në 11 maj. Si e shihni betejën e tyre, a do të arrijnë të prodhojnë mandate në parlament ?

Hasimja: Ashtu siç është politika shqiptare, mendoj se do të ishte gjë e mirë të kishte forca të reja politike në parlament, edhe për të matur forcën por edhe për të parë vijushmërinë. Nuk ka rëndësi majat apo djathtas. Sa ju përket këtyre partive që janë djathtas, dy janë më kryesoret Mundësia që ka shanse për të marrë mandate sidomos në qytetin e Tiranës, tjetra është Djathtas 1912, ajo mund të ketë shpresën e mbështetjes së strukturave të PD. Nga ana tjetër Mundësia është parti komplet e re. Ajo që është e dobishme është që në të dyja rastet ka një përpjekje për tu profilizuar si partti të djathta. Në rastin e Djathtas 1912 deklarata e fillimit është deklaruar kjo gjë. Në rastin e partisë Mundësia është bërë më e qartë, është më aktive në media, ka ngjallur vëmendje më të madhe në spektrin e djahtë.

Melisa Mehmetaj: Zgjedhjet parlamentare zhvillohen në hijen e SPAK që duhet thënë e ka ngritur goxha stekën e goditjeve në radhët e politikës. Si do të ndikojë në elektorat retorika e ashpër kundër Prokurorisë së Posaçme ?

Hasimja: Besoj se ka ndikuar tashmë, nhuk është se do ketë ndryshim të amdh. SPAK sulmohet nga të dyja anët. Nga ana e PD sulmohet drejtpërdrejtë, nga ana e PS duket sikur plani është për ta kufizuar ose për ta përmbysur përmes Komisionit “Xhafaj”. Fakti që dy parti kryesore ndihen të rrezikuara nga SPAK, të bën të besosh që SPAK po bën punën e vet. Nuk ka njeri 100% të kënaqur presim më shumë, por një gjë është e qartë që për herë të parë janë goditur personalitete të larta dhe nëse kjo goditje do të vazhdojë dhe do të materializohet do të krijojë dhe më shumë besueshmëri.

Melisa Mehmetaj: Gjykata e Apelit e nxorri Sali Berishën nga izolimi me argumentin se është lideri i oporizitës dhe zgjedhjet janë në Prag. Me të njëjtin argument Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës së Lartë për të kërkuar lirinë. Besoni se do të përsëritet ky precedent ?

Hasimja: Nuk e di kjo është e vështirë ta shohësh këtë lloj gjëje. Duhet të jenë juristët që të shprehen për këtë çështje. Deri në këto momente dy liderët e opozitës kanë qenë të penguar të kryejnë funksionet e trye, pastaj është pjesa e diskutimit nëse është e drejtë apo e padrejtë, por është e vështirë të flasësh kur nuk i ke përpara faktet dhe informacionet. Shumica e njerëzve që futen të bëjnë këtë gjë pa pasur formimin e duhur juridik.

Next Post
Pacientët e Lushnjës dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh nuk ka fasha të lira

Pacientët e Lushnjës dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh nuk ka fasha të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In