Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka sulmuar kryeministrin Ramush Haradinaj për pritjen që ia bëri shefit të “nëntokës”, Milan Radojciq, i njohur si ‘bosi’ i Veriut të Mitrovicës, në zyrën e tij në Qeveri. Kreu i Shtetit ka thënë se, ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezent në takimet që mban presidenti i vendit, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Thaçi këto komente i bëri gjatë një vizite tek një kompanie vendore. Ai tha se në Presidencë verifikohet çdo përbërje e delegacioneve të partive politike që kërkojnë takim me presidentin e vendit. Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojçiq, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska. Radojçiq e dëshmoi të enjten në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosovës.
Thuher se Radojcic kontrollon gjithçka në veri. Fuqia e tij u dëshmua edhe me renditjen në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij.
Ndërkaq nga zyra e Kryeministrit, në njoftimin e lëshuar për media, u tha se “në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, përgatiti ”Express”. (b.an)